Mungesa e EEG në Pediatrinë e QSUT-së/ 55 mijë lekë për ta bërë në privat

Desara Çela

Mungesa e Elektroencefalogramës EEG ose (Ezheja) në Spitalin Pediatrik në QSUT bën që familjarët e pacientëve të vegjël t’i drejtohen spitaleve apo klinikave private për të marr këtë shërbim. Mos marrja e këtij shërbimi në Spitalin Pediatrik i kushton familjarëve të pacientëve të vegjël 55 mijë lekë të vjetra. Pasi e kanë marrë këtë shërbim në spitalin ose klinikën private kthehen përsëri në Spitalin Pediatrik ku mund të zhvillojnë konsultën me mjekun neuro pediatër.

Pacientët e vegjël të cilët e kanë të nevojshme ndoshta edhe çdo 6 muaj bërjen e EEG janë ato të cilët kanë probleme neurologjike të tilla si: sindromave epileptike, tumoreve të trurit, traumave të kokës, encefalitit, stroke etj.

Prindi i pacientes 10-vjeçare, e cila e kishte bërë EEG-në në një klinikë private shprehet e indinjuar për gazetën “ Shëndeti online” duke thënë: “Ne vijmë nga rrethet, më duhej t’i bëja vajzës një EEG por këtu në spitalin Pediatrik më thanë që nuk punon dhe u detyrova të shkoj ta bëj tek një klinikë private. Por kjo nuk është zgjidhje sepse nuk janë pak lekë por 55 mijë lekë të vjetra dhe varet se kur do na e kërkojë mjeku tjetrën, uroj që të rregullohet që edhe të tjerët mos të shkojnë më tek klinikat private por ta bëjnë këtu si e bënim më përpara kur ishte e rregulluar.”

Kjo nuk është hera e parë që gazeta “Shëndeti Online” e ngre si problematikë mungesën e EEG-SË në Pediatrinë e QSUT-së.

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat