Mjeku Hoxha: Po përballemi me alergji akute tek fëmijët

Një nga shqetësimet që po trajtohen në shërbimin e alergologjisë në QSUT janë alergjitë ushqimore. Mjekët thonë se më shqetësuese është tek fëmijët dhe adoleshentët, ku gjatë një jave paraqiten në spital, në gjendje kritike për jetën. Mjeku alergolog Mehmet Hoxha, thotë se edhe numri i fataliteteve nga këto alergji është rritur.

“Tek fëmijët e vegjël është shumë problematike pasi duhet të kemi parasysh se është një moshë që lakmon ushqimin e tjetrit, konsumon ushqimin e tjetrit edhe nëse nëna e vet nuk i ka dhënë me vete atë ushqim që e ajo e konsideron të ndaluar.”

Qumështi dhe veza shkaktojnë më së shumti alergji tek fëmijët dhe adoleshentët. Tek të rriturit janë 8 ushqime më problematike. Ndër to frutat e thata janë ato të cilat mund të kërcënojnë edhe jetën.

Mjeku bën apel që prindërit të bëjnë testet e alergjisë fëmijëve sa më herët. Në rast se kanë alergji, ata duhet të mbajnë me vetë adrenalinë,  në çdo moment. /abcnews.al

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës