Ozonoterapia, trajtimi i duhur për sëmundjet e rënda

Dr. Ilir Agastra, anestezist

Ozoni është një molekulë me tre atome oksigjeni. Emri i tij vjen nga greqishtja ku fjala “ozein” do të thotë “bie erë, ka aromë”. Ozoni është zbuluar nga një ozonoterapiakimist gjerman (Ch.F. Schonbein) në vitin 1848. Në temperaturë dhome, ai është një gaz pa ngjyrë me një erë karakteristike (e ngjashme me atë që ndihet pas shtrëngatave në lartësi të mëdha ose buzë detit). Ozoni mjekësor përgatitet vetëm nga oksigjeni i pastër (mjekësor).

Si vepron ozoni?

Ozoni ka disa karakteristika të veçanta që e bëjnë një mjet të fuqishëm trajtimi:

Ozoni bën që rruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet) të çojnë më shumë oksigjen drejt indeve. Në këtë mënyrë rivendoset oksidimi normal i sheqerit dhe rritet prodhimi i molekulave me energji të lartë (ATP).

Stimulon rruazat e bardha të gjakut (leukocitet) të prodhojnë më shumë molekula mbrojtëse (interleukina, interferon, TNF) për të luftuar infeksionet.

Rrit elasticitetin e eritrociteve, oksidon dhe zbërthen pllakëzat atherosklerotike, zgjeron enët e vogla të gjakut. Këto veti përdoren për të trajtuar shumë sëmundje të qarkullimit.

Ozoni stimulon sistemin antioksidant të trupit, prandaj dhe shumë sëmundje të stresit oksidativ kronik (diabetes mellitus, artriti rheumatoid, hipertensioni) mund të kontrollohen me ozono-terapi.

Shumica e mikrobeve që shkaktojnë sëmundje, janë forma anaerobe të jetës. Ato nuk kanë enzima mbrojtëse antioksidante, prandaj nuk mund të përballojnë sulmin e ozonit.

ozonoterapi kembaTë njëjtin shpjegim ka dhe efekti antineoplazik i ozonit. Ai gjithashtu redukton efektet anësore të kimoterapisë, radioterapisë dhe dhimbjen kanceroze.

Ozoni stimulon proceset shëruese të organizmit, prandaj është i dobishëm në plagë që mezi shërohen (ulcera diabetike, ulcera varikoze, gangrena, plagë postoperatore, djegie, fistula, fisura etj)

Ozoni është një detoksikues i shkëlqyer. Kur oksigjeni i mjaftueshëm arrin çdo qelizë, kjo fillon të oksidojë toksinat e formuara prej vitesh si pasojë e proceseve jetësore, ndotjes, ushqimeve të gabuara dhe jetës sedentare! Trupi gjen kështu frymëmarrjen e një ajri të pastër dhe pastron vetveten nga të gjitha toksinat.

Efekti antiinflamator dhe analgjezik e bën ozonin mjaft të dobishëm në trajtimin e shumë lloj dhimbjesh (dhimbje koke, dhimbje mesi, dhimbje kyçesh, dhimbje neuropatike etj).

Rinimi është pasojë e shtimit të molekulave me energji të lartë (nga oksidimi aerob i sheqerit) dhe çlirimit në tru të kimikateve të vecanta; ato mund të sjellin ndryshimet pozitive të sjelljes dhe rrisin entuziazmin.

A është kjo një terapi e re?

Në fakt ozonoterapia nuk është një terapi e re. Ajo është përdorur gjërësisht për të trajtuar plagët gjatë Luftës I dhe II Botërore. Aparatet që jepnin përqendrime ekzakte të ozonit dhe materialet ozono-rezistente u shpikën në vitet 50’. Kjo i dha hov të madh kërkimeve dhe përdorimit të gjerë të ozonit në mjekësi. Ozoni është mjaft popullor në vende si Gjermania, Rusia, Italia, Franca, Kuba, Meksika, India, Kina, Turqia etj.

A ka efekte anësore?

Ozonoterapia është e sigurt. Në një studim të bërë nga Shoqata Gjermane e Ozonoterapisë, 644 terapistë kishin trajtuar 384,775 pacientë, me një total prej 5,579,238 aplikimesh ozoni. Vetëm në 40 raste pati efekte anësore. Pra, një incidencë 0.000007% për aplikim. Ozoni është provuar të jetë terapia më e sigurt që ka ekzistuar ndonjëherë.

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët