Moshat e mëdha, ç’duhet të dinë për aktivitetin fizik

Para se të filloni aktivitetin fizik mbani parasysh 4 elemente thelbësore:

  • sigurinë,
  • elasticitetin,
  • rezistencën,
  • kënaqësinë

Fillimi i aktivitetit fizik duhet të jetë gradual dhe përzgjedhja e llojit të ushtrimit duhet të jetë e kujdesshme. Lidhur me elasticitetin, është e këshillueshme sport ushtrimekryerja e zgjatjes së muskujve në qetësi mbas aktivitetit fizik, në mënyrë që të shmangen dëmtimet apo dhimbjet e muskujve e të ligamenteve, si dhe për të zhvilluar në maksimum lëvizshmërinë e kyçeve të gjymtyrëve, shpinës dhe qafës.

Ndërsa rezistenca ka të bëjë me aftësinë për të vazhduar një aktivitet fizik pa t’u mbajtur fryma, pa pushuar. Sa më e lartë të jetë rezistenca, aq më i mirë është qarkullimi i gjakut, aq më shumë oksigjen shkon në muskujt jetikë të organizmit dhe aq më efikase dhe më të ngadalshme janë rrahjet e zemrës, çka e bën këtë të fundit të durojë më shumë në situata ku stresi është i fortë dhe i gjatë. Prova e rezistencës mund të kryhet me ngjitjen e rreth 20 shkallëve dhe vazhdimin e një dialogu pa t’u mbajtur fryma.

Nëse personi është mbi 50 vjeç, ai duhet të jetë i aftë të vrapojë menjëherë pa iu mbajtur fryma për 2 minuta. Për personat nën 50 vjeç kjo do të duhej të zgjaste 3 minuta. Një indikator i rëndësishëm i rezistencës është pulsi. Maksimumi i pulsit që zemra arrin, është 220 rrahje në minutë, por ky maksimum ulet me një rrahje më pak për çdo vit jete. Pra, për gjetjen e pulsit maksimal duhet hequr nga 220 mosha e personit.

Gjatë aktivitetit fizik pulsi duhet të jetë 70 për qind i pulsit maksimal për moshën e personit. Kujdes, nuk duhet që gjatë ushtrimeve ritmi i zemrës të kalojë pulsin e rekomanduar, pasi jo vetëm që vlera e përftuar do të ishte shumë e ulët, por do të vihej zemra nën një stres të padëshirueshëm! Nëse personi është një pacient që ka angina pektoris, tension të lartë të gjakut, apo merr beta-bllokantë, pulsi i rekomanduar duhet të jetë akoma më i ulët se ai i paraqitur më lart.

Një formulë më e thjeshtë për llogaritjen e pulsit të rekomanduar gjatë aktivitetit fizik është si më poshtë:

200 – mosha e personit – 40 (40 zëvendësohet me 20 kur personi ka arritur formën fizike).

Për shembull, nëse personi është 55 vjeç dhe pa eksperiencë fizike, pulsi i rekomanduar për të do të ishte 200 – 55 – 40 = 105. Që përfitimet të jenë maksimale, aktiviteti fizik duhet konsiderohet si një kënaqësi dhe këshillohet të kryhet në shoqëri, për ta kthyer në një aktivitet social të shëndetshëm dhe të pëlqyeshëm.

Postime të ngjashme

45% e të moshuarve në azile me probleme mendore, pa mjekë dhe pa barna
Një test i thjeshtë vizatimi vë në dukje shenjat e hershme të demencës
Moti i nxehtë ndikon seriozisht personat me probleme kardiovaskulare, disa këshilla si të mbroheni
Temperaturat mbi 30 gradë Celsius sjellin probleme në shëndet. Masat që duhet të ndërmerrni
Si të qëndroni në formë teksa vitet kalojnë
A është plakja e trurit e trashëgueshme, kujdesi që ju duhet
Tretja ndryshon me moshën, ja si duhet të veproni
Çfarë është plakja cerebrale (e trurit)