Mbajeni hundën ngrohtë për të mos u sëmurur

Mbajeni hundën ngrohtë. I ftohti u hap rrugë sëmundjeve. Një gjë e tillë pohohet nga Universiteti i Jeilit. Virusi i të ftohtit mund të riprodhohet më shumë kur bebi dimer shall kapucnë hundë temperatura ulet dhe është më e ftohtë krahasuar me temperaturën e përgjithshme të trupit tonë. Kjo konfirmon atë këshillën e gjysheve tona, që na këshillonin të mbulonim gojën dhe hundën në mot të ftohtë.

Kërkuesit e dinë prej kohësh se shkaku më i shpeshtë i të ftohurit të zakonshëm, rinovirusi, shumëfishohet më lehtë në ambiente më të ftohta të hundës krahasuar me të ngrohtin e mushkërive. Megjithatë, studimet e kryera deri tani nuk ishin përqendruar në faktin se si temperatura e trupit ndikon në mënyrën se si virusi përballet me sistemin imunitar.

Grupi i kërkuesve ka analizuar qelizat e marra nga rrugët ajrore të disa minjve. Këto janë krahasuar me përgjigjen imunitare të rinovirusit kur qelizat mbahen në temperaturë 37 gradë, temperatura mesatare e trupit, ose në 33 gradë.

“Kemi zbuluar se përgjigjja imunitare e natyrshme ndaj rinovirusit ndryshon në temperatura më të ulëta krahasuar me temperaturën normale të trupit. Në përgjithësi, sa më e ulët temperatura, aq më e ulët është përgjigjja ndaj virusit”.

Kërkuesit e Jeilit shpresojnë t’i aplikojnë këto të dhëna në studimin se si temperatura ndikon në përgjigjen e trupit ndaj gjendjeve të tjera, si p.sh. astma e fëmijëve./ La Repubblica

Postime të ngjashme

Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027