Grip me temperaturë 40 gradë! Të miturit po e kalojnë më rëndë. Problem kolla e zgjatur

Duhet bërë kujdes me temperaturën e lartë dhe sekrecionet tek bebet e vogla, pasi mund të bëjnë konvulsione.

Mbani kontakt online me mjekun pediatër. Kjo është këshilla për nënat e reja nëse foshnja e tyre   do të bjerë në kontakt me virozat, gripin apo Covidin, në këto ditë janari, ku fluksi i pacientëve të vegjël është rritur ndjeshëm nëpër qendra shëndetësore.

“Mamatë e reja duhet të bëjnë kujdes nëse fëmija ka temperaturë 39, t’i japë Ibuprofen, por asnjëherë poshtë temperaturës 38”, këshillon mjekja pediatre Sonila Brati.

Por fëmijë të çdo grup moshe po manifestojnë këto ditë simptoma të ndryshme, që nga kolla e zgjatur, temperaturë apo dhe probleme gastrointeite, thonë mjekët.

“Ka fluks të shtuar fëmijë të çerdhes, kopshtit, shkollave, që kanë temperaturë të zgjatur, edhe 8 ditë kemi parë”, tha Brati.

Konsumoni lëngje frutash të freskëta, supa dhe shmangni qëndrimin në ambiente të populluara, të mbyllura, këshillojnë mjekët.

 

Burimi-top-chanel.tv

Postime të ngjashme

Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt