Dashuria mund të mësohet!

Nga Silvana Kola-Loka

(Psikologe)

Po! Dashuria mund të mësohet.

Kur e kam thënë për herë të parë, shumë prej jush janë çuditur; të tjerë keni qenë mosbesues dhe disa prej jush (ndoshta) keni menduar “Këta psikologët nuk dinë ç’flasin ndonjë herë!”

Dashuria mund të mësohet; dashuria për veten mbi të gjitha.

Janë DISA, momentet kyçe në të cilat ne mund të mësojmë të duam veten dhe, si rrjedhojë, edhe tjetrin.

Kur jemi foshnja dhe kemi pranë vetes prindër apo familjarë të cilët na bëjnë të ndjejmë se ne jemi një qenie e bukur, e vlerë dhe që i jep kuptim jetës.

Kur shkojmë në kopsht dhe shkollë dhe kemi pranë vetes edukatorë dhe mësuese të cilët na bëjnë të ndjejmë se ne jemi një qenie e bukur, e vlerë dhe që i jep kuptim jetës.

Më vonë, kur rritemi dhe gjejmë dikë që e dashurojmë dhe që na bën të ndjejmë se ne jemi një qenie e bukur, e vlerë dhe që i jep kuptim jetës.

Më vonë akoma, kur gjejmë bashkëudhëtarë në jetën tonë prej të rrituri, me të cilët ndajmë pjesë të ndryshme të jetës tonë dhe të cilët na bëjnë të ndjejmë se ne jemi një qenie e bukur, e vlerë dhe që i jep kuptim jetës.

Po! Dashuria mund të mësohet; dashuria për veten mbi të gjitha!

Por, ka një parakusht!

Kemi nevojë për dikë të na mësojë se si të duam veten, duke na dashur!

Janë me fat ata që, mes nesh, kanë ardhur në botë në mes të njerëzve që e shpërndajnë natyrshëm dashurinë.

E megjithatë, më besoni kur ju them se dashuria për veten nuk mund të jetë thjesht çështje fati!

Bota është e mbushur me njerëz që duan!

Nga ne kërkohet guxim për të lejuar dikë të na dojë!

Si përfundim?

Po! Dashuria mund të mësohet; dashuria per veten mbi të gjitha!

Për këtë kemi nevojë për dy gjëra: për Tjetrin që të na dojë dhe për Guximin për ta lejuar veten të duhemi prej tjetrit!!!

Edhe një kujtesë të fundit! Të mos harrojmë se për gjithë të tjerët, ai Tjetri jemi ne!

Postime të ngjashme

Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi
Ndikimet e potomanisë në shëndetin tuaj
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni