A duhet të konsumoni çokollatë gjatë shtatzënisë, ja çfarë thonë mjekët!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

ccokollatePër shumë gra, shtatzënia është një periudhë ku  dëshirat për të konsumuar sa më shumë ushqime janë të vazhdueshme.

Mund të dëshironi të konsumoni turshi, ushqime me erëza, si dhe ushqime të kripura apo çokollatë.

Dhe, për fat të mirë, shkencëtarët kanë zbuluar se çokollata siguron përfitime shëndetësore gjatë shtatzënisë.

Çokollata është e lartë në flavanoide dhe mund të nxisë rritjen e fetusit si dhe të bëjë placentën më efikase, sipas një studimi të ri. Studimet e mëparshme kanë nxjerrë rezultate kontradiktore lidhur me konsumimin e çokollatës gjatë shtatzënisë. Si rezultat i kësaj, një ekip shkencëtarësh nisën hulumtimet për të vlerësuar ndikimin e vërtetë të çokollatës.

Studimi përfshiu kontrollin e 129 femrave në mes të 11 dhe 14 javë.

Ato konsumuan një total prej 30 gram çokollatë në ditë për 12 javë. Bashkautori i studimit dr. Emanuel Bujold, i “Université Laval Quebec”, tha: “Ky studim tregon se çokollata mund të ketë ndikim pozitiv në placentë dhe në zhvillimin e fetusit.  Përveçse përmirëson funksionin e placentës, ul rrezikun e prekjes nga një komplikacion i  rrezikshëm në shtatzëni i quajtur precklampsia.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale