Kryefaqja Box 2 A duhet të mbajnë fëmijët maskë për të parandaluar COVID-19?

A duhet të mbajnë fëmijët maskë për të parandaluar COVID-19?

0
Shpërndaje

nga Daniela Burnazi

Gjatë periudhës së pandemisë ka pasur diskutime të shumta në lidhje më mbajtjen e maskave për parandalimin e COVID-19.

Nuk ka akoma studime shkencore apo mejksore që vërtetojnë efektivitetin e maskave në 100%. Por duhet të dini se distanca 1.5 m dhe shmangia e grumbullimeve është një nga rregullat bazë për mos t’u prekur nga virusi.

Siç e kemi mësuar tashmë, COVID-19 transmetohet kryesisht nga spërklat dhe pavarësisht se njerëzit mund të duken të shëndetshëm ata mund të jenë transportues asimptomatikë.

Për shkak të të gjitha këtyreve ekspertët mendojnë se mbulimi i hundës dhe gojës tek fëmijët është një ide  e mirë për të paranaluar virusin, pasi ata jënë më të prirur të prekin hundën, gojën sytë, pa i larë apo disinfektuar duart.

Sipas ekspertëve, fëmijët nga mosha 2 vjeç e poshtë nuk duhet të mbajnë maskë, pasi ju vështirëson frymëmarrjen. Mund të ju lani duart shpesh dhe të shmangni vendet me shumë njerëz për t’i mbrojtur ata nga virusi.

Burimi: Health Line Parent Hood

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here