A janë biondet budallaqe? Ja çfarë thonë shkencëtarët

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

bionde

“ Pse biondet vënë orën në plagë? Sepse kanë dëgjuar se koha shëron plagët!”

Të gjithë kemi dëgjuar barsoleta për “biondet budallaqe” dhe kemi qeshur me to. Por, një studim i ri i ka zbuluar se klisheja e “biondeve budallaqe” është e gabuar, pasi biondet janë po aq të zgjuara sa brunet.

Nga testimet që janë bërë, shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se biondet kanë koefiçent të inteligjencës më të lartë se brunet apo flokëkuqet. Biondet e kanë koefiçentin e inteligjencës 103.2, vajzat me flokë kafe e kanë 102.7, ato me flokë kuqe 101.2 dhe 100.5 vajzat me flokë të zinj.

Sipas kërkuesit shkencor Jay Zagorsky, profesor tek Universiteti Shtetëror i Ohajos, ky studim nuk tregon se biondet janë më të zgjuara se femrat e tjera, por mund të themi me siguri se nuk janë budallaqe. “Ky studim jep prova të qarta që nuk duhet të bëhet asnjë diskriminim kundër biondeve në bazë të inteligjencës së tyre”.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale