Nuk është se ka të dhëna të sakta për parandalimin e sëmundjes. Megjithatë, këshillohet përkujdesje për sëmundjet e zemrës dhe të tensionit, për uljen e nivelit të yndyrave në gjak.
Me rrezik më të ulët për zhvillimin e kësaj sëmundjeje rezultojnë njerëzit që merren me aktivitete intelektule si leximi, shkrimi i kujtimeve, lojëra me pazlla, fjalëkryqe, përdorimi i instrumenteve muzikore, marrëdhëniet e mira shoqërore, mësimi i gjuhëve të huaja.
Kujdes duhet treguar edhe me ushqyerjen. Rreziku është më i lartë kur përdorim yndyra, sheqerna, proteina shtazore. Më shumë dobi janë edhe aktivitetet sportive apo ecjet dhe shëtitjet në ajër të pastër.
