A mund të jemi në rrugën tonë për të eliminuar kancerin përgjithmonë?

Ajo që dikur dukej si një objektiv i paarritshëm, së shpejti mund të jetë në dorën tonë. 

Mjekët kanë nisur të parin studim global të super të mbijetuarve të kancerit për të zbuluar pse disa njerëz me forma agresive të kancerit i mbijetojnë më gjatë atij, madje më shumë nga sa pritet.

Studimi Rosalind ka nisur nga start up-i francez Cure51 dhe do të përfshijë shkencëtarë nga më shumë se 40 vende të botës dhe 8 qendra të trajtimit të kancerit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ambicia e këtij studimi është të zhdukë kancerin.

“Nëse mund të zbulojmë mekanizmin biologjik që zotërojnë të mbijetuarit dhe ta aplikojmë atë tek personat e tjerë, mendoj se mund t`ia dalim”, thotë Nicola Wolikow, bashkëthelemues i Cure51.

Studimi do të marrë në shqyrtim 1000 super të mbijetuar të kancerit, të cilët kanë fituar mbi sëmundjen edhe pse kanë pasur kancer agresiv.

“Unë kurrë nuk e besova që do vdisja”, thotë Katherine Webster, e mbijetuar nga tumori i shkallës së katërt, në kokë. Me operacion, radioterapi dhe kimioterapi, kanceri u zhduk.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat