A ndikojnë celularët në uljen e lindshmërisë tek femrat?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Në ditët e sotme ne kalojmë shumë kohë pranë celularëve. Përveç ndikimit që një përdorim kaq i gjerë i këtyre pajisjeve ka pasur në shëndetin tonë, si ulje të përqendrimit, rritje të nervozizmit, së fundmi është ngritur edhe një pyetje shumë shqetësuese për të gjithë, a ndikon përdorimi për një kohë të gjatë i celularit në uljen e lindshmërisë?celular

Celularët dhe lindshmëria te femrat

Për vite me radhë shkencëtarët kanë bërë kërkime mbi efektet e rrezatimit elektromagnetik (REM) në shëndetin tonë. REM është kudo rreth nesh. Niveli i tij është më i ulët nga pajisjet elektro-shtëpiake, si televizori, laptopi, mikrovala etj, dhe më i lartë nga pajisjet që janë burim rrezesh X. Rrezatimi elektromagnetik vjen edhe nga celularët tanë.

Studimet kanë kërkuar dhe kanë gjetur lidhje midis burimeve të ndryshme REM dhe disa sëmundjeve në organizmin tonë, si lloje të ndryshme kanceri, dhembjet e kokës dhe problemet me lindshmërinë. Është e qartë se ekspozimi i lartë ndaj burimeve të REM shkakton probleme me shëndetin, por a janë të rrezikuar personat që kanë një ekspozim mesatar ndaj këtyre rrezeve?
Është e frikshme të mendosh se një gjë e tillë mund të prekë lindshmërinë te femrat, por në bazë të fakteve asgjë nuk është e sigurt. Kjo për arsye se një përdorim i mjeteve teknologjike në këto përmasa nuk është parë asnjëherë më parë. Duke qenë se teknologjia nuk ka qenë asnjëherë më parë kaq e zhvilluar, edhe studiuesit nuk kanë materiale të cilat të mund t’i studiojnë dhe të dalim më përfundime të sakta. Po ashtu edhe zhvillimi i mjekësisë nuk ka mundur të ecë me të njëjtin hap me atë të zhvillimit të teknologjisë, dhe si pasojë nuk mund të ketë një përgjigje të saktë mbi këtë çështje, dhe pritet që një informacion më i detajuar të jepet në vitet në vijim.

Informacioni mungon për efektin që ka REM ne uljen e lindshmërisë te femrat, por, për sa i përket ndikimit që ai ka te meshkujt, ekzistojnë prova të qarta se ka një lidhje midis rrezatimit elektromagnetik dhe uljes së numrit dhe lëvizshmërisë së spermatozoideve. Për këtë arsye këshillohet që meshkujt të mos i mbajnë celularët në xhepat e përparmë.

Fakti që mungojnë prova për të vërtetuar efektet negative që REM mund të ketë tek femrat, nuk do të thotë se nuk ka efekte negative, thjesht kërkuesit nuk janë të sigurt se cilat janë këto efekte. Gjithsesi, për të qenë të kujdesshëm për çdo rast, femrat që përpiqen të mbesin shtatzënë, duhet të ulin sa më shumë të jetë e mundur ekspozimin ndaj rrezatimit elektromagnetik. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë