Kryefaqja Box 2 A shkakton vaksina anti-Covid reaksion te personat që kanë kryer ndërhyrje estetike?

A shkakton vaksina anti-Covid reaksion te personat që kanë kryer ndërhyrje estetike?

0
Shpërndaje

oAdministrata e Ushqimit dhe Barnave ka lajmëruar të gjithë personat të cilët kanë ndërhyrje estetike në fytyrë se mund të marrin pa problem vaksinën e COVID-19.

Sipas tyre, shanset që kjo vaksinë të krijoj raksione apo enjtje të pjesëve të fytyrës të cilat janë rimodeluar nëpërmjet ndërhyrjeve estetike janë shumë të vogla.

Nga statistikat e Shoqatës Amerikane të Kirurgëve Plastikë, rreth 2.7 milion amerikanë kryejnë ndërhyrje estetike çdo vit dhe ky numër është në rritje. Disa mjekë tani po spekulojnë se ky efekt anësor i çuditshëm mund të jetë provë se vaksina po funksionon duke shkaktuar një përgjigje të sistemit imunitar.

“Ne kemi dëgjuar vetëm për tre incidenca që ndodhën në provën e vaksinës Moderna Faza III. Kjo dmth se incidenca është shumë e rrallë,” sipas Dr. Herluf Lund, një kirurg plastik në St. Louis.

Lund inkurajon ata persona që kanë kryer ndërhyrje estetike të mos panikosen dhe të marrin të qetë injeksionet e vaksinës kundër COVID.

Lloji i ënjtjes së fytyrës që i ndodhi pacientes e cila mori vaksinën ishte e lehtë dhe jo shqetësuese,” tha ai, “dhe ose u zgjidh pa trajtim ose mori disa trajtime orle”.

Kjo është një përgjigje e ekspertëve të cilët janë marrë me studimin e rasteve dhe tashmë kanë një përgjigje përfundimtare për të gjithë personat me ndërhyrje estetike të cilët janë të shqetësuar. Duket se këta persona lehtësisht mund të marrin injeksionin e vaksinës njësoj si të tjerët./Opinion.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here