A të shëndosh buka e bardhë?

Një ndër pyetjet që i bëjnë shpesh vetes njerëzit që duan të mbajnë dietë është: a të shëndosh buka?

bukaPërgjigjja është mjaft e thjeshtë: Po, buka të shëndosh. Kjo përgjigje është dhënë nga mjekët dr. William Davis dhe dr. David Perlmutter, ku sipas një studimi që ata kryen arritën në disa konkluzione se pse buka të shëndosh:

* Ka gluten, dhe për këtë fakt buka ndihmon në shtimin në peshë.

* Kokrrat, si për shembull gruri, në të vërtetë stimulojnë oreksin. Kështu, nëse në drekë dhe darkë hani bukë, do t’ju stimulojë të hani më shumë seç duhet.

* Kokrrat e grurit nga e cila përbëhet buka rrisin nivelin e glukozës në gjak në mënyrë më të shpejtë. Kjo do të thotë se sa më shumë bukë të  hani, aq më shumë insulinë lëshohet dhe kjo do i bën muskujt rezistente ndaj ruajtjes së insulinës dhe do të depozitohen qeliza yndyrore në  trup. Në rastet që nuk digjet kjo yndyrë që fitohet, atëherë do të çojë në rritje në peshë.

* Në bukë përfshihen karbohidratet komplekse dhe këto çojnë në shtim në peshë.

Megjithatë, në bukën e zezë dhe atë integrale gjenden karbohidrate të thjeshta dhe nuk të çojnë në shtim peshe.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe