Aeroplani Solar Impulse-2, që funksionon me energji diellore, është nisur nga Abu Dabi në një udhëtim përreth botës, me synimin drejt arritjes së rekordit botëror brenda vetëm pesë muajsh.
Aeroplanin do ta drejtojnë Andre Borschberg dhe Bertrand Piccard, ndërsa ata do të ndalen në vende të ndryshme për të shpërndarë mesazhin për teknologji të pastër dhe ekologjike.
Sipas BBC-së, aeroplani me peshë 2 tonë pritet të funksionojë pa vështirësi, përpos gjatë natës, kur do t’i duhet veçanërisht mbështetja në 17 mijë pllakat solare në krahë, si dhe bateritë ion prej litiumi.
Në anën tjetër, energjia solare pritet të bëhet burimi dominues i elektricitetit në mbarë botën në vitin 2050. Çmimet e panelit solar elektrik janë zvogëluar për 70% në vitet e fundit, ndërsa gjatë kësaj dekade, pritet që të përgjysmohen. Banka Gjermane parashikon se deri në vitin 2020, energjia solare do të kushtojë po aq lirë sa nafta.


