Kryefaqja Box 2 “Ai që përton sot, pendohet mot”. 5 rregullat dhe 5 pikat për...

“Ai që përton sot, pendohet mot”. 5 rregullat dhe 5 pikat për të rënë në peshë

0
Shpërndaje

Rolina Naco, dietologe

Më pak se një muaj dhe festat e fundvitit do të jenë prezente, me tryeza plot e përplot me larmi ushqimesh! Shumë janë ata që mendojnë se e kanë të pamundur t’ju rezistojnë dhe mbeten me frikën e kileve të shtuara pas janarit. Mendimi i parë që ju vjen, pasi të mbarojë përsheshi, bakllavaja apo sallata ruse, është se do të fillojnë një dietë të rreptë dhe ta shoqërojnë me palestër për t’u ndierë mirë me veten.peshore

Jeni në kohë… 21 ditë, domethënë 3 javë. Jeni në kohë për të parandaluar këtë fenomen të përsëritur vit pas viti. Kujdesuni 3 javë para dhe do të shikoni që, përveçse do të dukeni më mirë me rrobat tuaja festive, edhe ndërgjegja juaj do të jetë e pastër! Do të punoni më pare, për të parandaluar këtë fenomen. Përveçse do të humbisni disa kile për të përmirësuar peshën tuaj, do të mësoni trupin të ndiejë më shpejt ngopje dhe do të jeni më në gjendje për të kontrolluar orarin e vakteve, por edhe kombinimet ushqimore që do të bëni. Parandalimi është mënyra më e mirë për t’u kujdesur për trupin tuaj. Kot nuk thonë: “Ai që përton sot, pendohet mot”.

Java 1 Sasia kalorike nuk duhet të jetë shumë e ulët, pasi kjo do të ishte fatale dhe do të bëhej një dietë drastike, e cila mund të na kënaqë si fillim, por më pas do të rrezikojmë të ndihemi shumë të privuar dhe s’do të mundemi të rezistojmë gjatë festave.

Rregulli i parë është që të fillojmë të konsumojmë ujë mesatarisht 1,5 litra gjatë ditës ose çaj me bimë të ndryshme pa sheqer. Preferohet të niset dita me 1 gotë ujë apo çaj esëll, dhe më pas 1 gotë pas çdo vakti apo mesvakti.

Rregulli i dytë është të konsumojmë 2 sallata me perime të ndryshme në ditë, 1 në drekë dhe 1 në darkë. Preferohet që te sallata të kemi lakër të bardhë dhe të kuqe çdo ditë, qoftë edhe në sasi të vogla, si dhe majdanoz të freskët.

Rregulli i tretë është të përjashtojmë të gjitha ëmbëlsirat për këtë periudhë kohore (biskota, torta, brioshë, tarta, kek, zhupa, akullore, krem karamel, etj). Mund të konsumojmë 25 gr çokollatë të zezë 70 për qind, 1 herë në javë apo 1 kupë kos me 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 frut, nëse dëshirojmë diçka të ëmbël.

Rregulli i katër është që të konsumojmë 5 – 6 vakte në ditë. Nga 5 – 6 vakte, 3 janë vaktet kryesore, mëngjes, drekë dhe darkë dhe mesvaktet para dhe pas dreke dhe pas darke janë për të normalizuar nivelin e sheqerit në gjak dhe për të na bërë më rezistentë ndaj nepsit. Gjithashtu, vaktet kryesore, dhe sidomos dreka dhe darka, duhet të konsumohen ngadalë, rreth 20 minuta duke u përtypur mirë.

Rregulli i pestë është të kufizohet mishi i kuq, 1 herë në javë dhe të përjashtohen të gjitha nënproduktet e tij, si salçiçe, sallam, kremviçe, etj.

Një shembull i menusë ditore për javën e parë: Mëngjes: 1 fetë bukë integrale me 30 gr djathë dhe 1 mollë jeshile Para Dreke: 1 frut dhe 15 kokrra bajame Drekë: Sallatë me brokoli dhe karotë të zier me vaj ulliri, 1 kupë rizoto me perime me vaj ulliri dhe 150 gr mish pule të pjekur, pa lëkurë Pas Dreke: 1 kupë kos dhe 1 frut Darkë: Sallatë e plotë me lakër të bardhë, të kuqe, majdanoz me vaj ulliri, 1 fetë bukë integrale dhe 1 vezë të zier Nëse keni uri, pas darke: 1 frut

Java 2-të dhe 3-të Në 2 javët në vazhdim mund të jemi edhe më të kujdesshëm, nëse kemi arritur të përshtatemi me regjimin e javës së parë.

5 pikat kryesore për të vazhduar: 1. Mos e teproni më shumë se 2 fruta në ditë 2. Sasia e vajit të ullirit duhet të matet me lugë gjelle, jo më shumë se 3-2 lugë gjelle në ditë, pra 1 lugë në gatimin e drekës dhe 1 në sallatën e drekës dhe 1 në sallatën e darkës. 3. Evitoni për 2 javët në vazhdim:

  • Orizin në formën e pilafit ose rizoto, përveçse në formën e supës, që është një sasi e vogël
  • Makaronat në formën e pastiços, apo edhe makarona të gatuara në forma të ndryshme, përveçse në formën e supës, që është një sasi e vogël
  • Patatet në sasi më të mëdha se 100 gr, si dhe purenë

Nga drithërat që mbeten apo nënproduktet e tyre, duhet të jenë integrale, si buka, e cila rekomandohet të mos kalojë sasinë 100 gr gjatë ditës. 5. Bulmeti duhet të jetë 2 me 3 racione maksimumi në ditë dhe jo të gjitha opsionet. Preferohet:

  • Kosi dhe qumështi pjesërisht i skremuar 1 – 2% (jo 0%)
  • Rikota apo gjizë pa kripë, ose me pak kripë dhe mocarela, jo në sasi më të mëdha se 40 gr

Një shembull i menusë ditore për javën e 2-të dhe të 3-të Mëngjes: 1 filxhan kos 1-2% yndyrë me 2 lugë tërshërë dhe 1 kivi Para Dreke: 10 kokrra bajame Drekë: 1 kupë fasule me 1 lugë gjelle vaj ulliri, sallatë me lakër, karotë me 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 fetë bukë integrale 30-40 gr Pas Dreke: 1 frut Darkë: 1 kupa supë me krem brokoli, me 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 fetë bukë integrale 30-40 gr dhe 30 gr mocarela, Nëse keni uri, pas darke: 2 karota

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here