Aksidentet në punë, 177 raste në 2024, domosdoshmëri forcimi i sistemeve të sigurisë dhe shëndetit

Në vitin 2024 u regjistruan 177 aksidente të punë të raportuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

Të paktën 33 persona kanë humbur jetën nga këto aksidente. Të dhënat zyrtare të institucionit tregojnë se dy sektorët më problematikë vijojnë të mbeten ndërtimi dhe minierat.

“Sektori i ndërtimit mbetet më i rrezikuari me 24% të aksidenteve, duke reflektuar zhvillimin e shpejtë të këtij sektori me 1,019 kantiere leje ndërtimi të lëshuara në vitin 2024 sipas INSTAT.

Pavarësisht kontrolleve intensive nga ISHPSHSH, aksidentet në këtë sektor vazhdojnë të jenë një sfidë. Është e domosdoshme forcimi i sistemeve të sigurisë dhe shëndetit në nivel ndërmarrjeje, veçanërisht për rolin e Koordinatorit të Sigurisë dhe ndërgjegjësimin e punëdhënësve për zbatimin korrekt të ligjit.

Sektori “Miniera-Kariera” përfaqëson 18% të aksidenteve, duke mbetur një nga sektorët me rrezik shumë të lartë. Inspektimet në nëntokë janë kompetencë e AKSEM, me të cilin ISHPSHSH bashkëpunon për trajtimin e aksidenteve në këtë sektor” thuhet në raportin vjetor 2024 të Inspektoratit.

Të paktën 90% e aksidenteve janë raportuar nga punëdhënësit, një rritje prej 2.4% krahasuar me vitin e kaluar, që sipas institucionit tregon një ndërgjegjësim më të lartë për deklarimin e ngjarjeve.

Sipas raportit në vitin 2024, është vënë re një rritje e përqindjes së subjekteve që disponojnë “Dokument Vlerësim Risku”, kanë emëruar Koordinatorin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, krijuar Këshillat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe kanë angazhuar Mjekun e Ndërmarrjes.

Në vitin 2024 u inspektuan në total nga ana e Inspektoratit 190,340 vende pune në 9,860 subjekte me rritje në masën 22% të total inspektimeve të realizuara krahasuar me vitin paraardhës./ Monitor.al

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat