Kryefaqja Shendeti a-z A Andropauza, problemi i meshkujve dhe mënyra e trajtimit mjekësor

Andropauza, problemi i meshkujve dhe mënyra e trajtimit mjekësor

0
Shpërndaje

Evin Dani, androlog

Me kalimin e moshës burrat dhe gratë shfaqin probleme që lidhen me uljen e nivelti të hormoneve seksuale. Ky fenomen konsiderohet një proces natyral, jo një sëmundje. Te meshkujt, pas moshës 40 vjeç nis ulja e nivelit të prodhuar të testosteronit, hormonit mashkullor kryesor. Kjo është një rënie graduale, por e vazhdueshme. Në një intervistë për “Shëndet+” mjeku androlog Evin Dani shpjegon se si shfaqet andropauza, çfarë shenjash shfaq dhe si mund të trajtohet:

andropauza 1

Doktor, a ekziston menopauza mashkullore?

Me kalimin e moshës, qoftë te femrat apo te meshkujt, shfaqin ndryshime hormonale, të cilat lidhen me faktorin moshë. Për pasojë shfaqen një sërë sindromash, ndër të cilat është dhe andropauza, ose më saktë shpërthimi i hipogonadizmit të vonshëm (hypogonadizëm kemi kur nivelet e testosteronit janë të ulëta).

Vitet e fundit kjo sindromë, po trajtohet dhe merret në konsideratë, gjë që ka ndikuar në rritjen e cilësisë së jetës te meshkujt?

Kur nis të shfaqet kjo sindromë?

Sindroma fillon mbi moshën 40 vjeç. Ky është një problem që kohët e fudnit po vihet re në një përqindje të madhe meshkujsh. Statistikat tregojnë se 30 % e meshkujve mbi moshën 40-50 vjeç shfaqin të tilla probleme, duke u rritur në 50 % te moshat mbi 50 vjec dhe 70 % te ata mbi 60 vjeç. Mashkulli si hormon kryesor ka testosteronin, i cili prodhohet kryesisht në testikuj nga disa qeliza (leydik) që ndodhen në teste. Më kalimin e moshës ulet funksioni i këtyre qelizave, duke ulur sasinë e prodhimit të këtij hormoni, ku më shumë e ku më pak, i cili do të sjellë dhe disa shqetësime karakteristike.

Çfarë është testosteroni?

Testosteroni është hormon seksual mashkullor, më i rëndësishmi që prodhon organizmi i mashkullit. Ky është përgjegjës gjatë pubertetit për zhvillimin e mashkullit. Rëndësia e hormonit mahskullor, shfaqet me zhvillimin e qimeve në mjekër dhe trup si dhe për zhvillimin e muskulaturës, në metabolzimin e yndyrnave dhe proteinave, në formimin e eritropoezës. Ndikon ën zhvillimin intelektual, humroinm poërqëndrimion.

Çfarë ankesash shfaqin burrat që kanë mungesë testosteroni?

Kur nivelet e testosteronit bien nën normë kemi hipogonadizëm (12-35 n.mol/l) dhe mashkulli shfaq këto shenja: humor të keq, mund të ketë gjendje depresive, që ndonjëherë mund të shoqërohen me axhitim dhe acarim të kotë. Çrregullime të gjumit, lodhje të shpejtë fizike, që vjen si pasojë e anemisë së krijuar nga ulja e nivelit të testosteronit dhe ulja e masës muskulore. Në këtë moshë fillon e rijohet indi dhjamor i tipit genoid (i tipit femëror),që do të thotë se shfaqet në bel, shpatulla, dhe vithe. Ndërkohë mund të  shfaqen çrregullime të përqëndrimit, afshe të nxehta dhe ulje e dendësisë kockore (osteoporozë), etj. Një shenjë mjaft e rëndësishem është ulja e dëshirës seksuale dhe disfuksion erektil deri në impotencë.

Shumë persona i nënvlerësojnë shenjat e mësipërme, duke i konsuideruars i probleme që kalojnë dhe nga mosha. Ky është një mendim mjaft i gabuar, sepse duhet konsideruar niveli i testosteronit dhe të bëhet trajtimi i këtij problemi sa më shpejt për të rritur cilësinë e jetës së këtyre personave.

Çfarë duhet të bëhet në rast se shfaqen këto simptoma?

Pasi pacienti paraqitet me këto ankesa i bëhet analiza e gjakut, për përcaktimin e testosteronit. Vlera ndërmjet 12 dhe 15 n.mol/l, konsiderohen normale. Ndërsa vlerat nën 12 n.mol/l duhet trajtuar nëse janë prezente simptomat tipike të mungesës së testosteronit.

Si bëhet trajtimi i këtyre rasteve?

Trajtimi konsiston në terapi hormonale zëvendësuese. Kohët e fundit po përdoret me sukses një medikament i quajtur “Nebido”, një injeksion që bëhet çdo 3 muaj. Efektet ndihen që me injeksionin e parë dhe pacienti ka përmirësime të gjendjes së përgjithshme të pacientit.

Doktor, ky është një shqetësim që e hasin të gjithë meshkujt gjatë jetës së tyre?

Jo, nuk ndodh te të gjithë meshkujt, por prek pjesën më të madhe të burrave.

Si mund të parandalohet?

Duhet që çdo mashkull mbi moshën 40 vjeç të bëjë analiza hormonale për të matur nivelin e testosteronit dhe kontrolle periodike te mjeku specialist.

Faktorët favorizues që ndikojnë në shfaqjen e andropauzës

Është parë se stili i jetesës (jeta sedentare), por dhe abuzimi me alkoolin dhe duhanin ndikojnë në përshpejtimin e shfaqjes së andropauzës.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here