Anemia shton lodhjen

anemiaAnemia është gjithashtu një ndër shkaqet e shpeshta që e favorizon lodhjen e organizmit. Më e pranishme kjo ndjesi shfaqet tek femrat, e kryesisht tek ato që janë në periudhën e shtatzanisë.

Kjo listohet si një ndër shkaqet më të shpeshta që shfaqet tek femrat, edhe për shkak të humbjes së gjakut menstrual, çka ndikon më pas në thellimin e deficitit të jonit të hekurit, duke pakësuar rruazat e kuqe që shërbejnë për transportin e oksigjenit në inde.

Këto të fundit duke mos marrë sasinë e duhur të oksigjenit nuk funksionojnë normalisht, e për rrjedhojë ndjejnë lodhjen. Është e rëndësishme marrja e hekurit suplementar, konsumimi i ushqimeve të pasura me hekur sikurse mishi, mëlçia,peshk, fasule, drithëra, etj për të plotësuar mungesën e hekurit në organizëm, teksa në këtë formë luftohet edhe anemia.

Postime të ngjashme

Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Paralajmërim për ata që vuajnë nga astma: Përdorimi i inhalatorëve në kohë të caktuara të ditës mund të rrisë rrezikun e sulmit
Artriti: Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë