Arsyeja pse bëhen njerëzit ziliqarë

ziliqar 2

Kush dhe pse bëhet ziliqarë? ”Problemi lind që në fëmijëri dhe në lidhjen me prindërit. Më të rrezikuarit janë ata fëmijë që nuk marrin të njëjtën dashuri me fëmijët e tjerë, dhe që nuk iu tregohet vlerësimi apo kujdesi i duhur”, thotë psikologu italian Luigi De Maio, i cili ka zhvilluar një studim lidhur me njerëzit ziliqarë.

Shpesh, ata të cilët nuk kanë marrë dashurinë e duhur, përballen me rregulla që shpesh i vendosin vetë, duke u bërë më agresivë dhe më ziliqarë në mënyrën e tyre të veprimit.

”Në njëfarë mënyre, njeriu i rritur ziliqar, është sikur jeton ende në botën e prindërve kur nuk kujdeseshin siç duhet. Studime të ndryshme kanë treguar se zilia është më e shpeshtë te femrat. Arsyeja mund të jetë e lidhur me faktin se kultura e përditshme, i nënvlerëson kryesisht sjelljet e femrave, duke bërë që tek ajo të lindë një zili e verbër”, shprehet De Maio.

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa