Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj
Për dikë që kujdeset shumë për flokët, trajtimet natyrale janë zgjedhja më e mirë. Shumë sallone bukurie ofrojnë trajtime me përbërës natyral, por që fatkeqësisht ato rezultojnë të jenë shumë të shtrenjta. Nëse vuani nga flokë të thatë, zbokth dhe rënie floku, më poshtë paraqitet një kurë posaçërisht për ty. Ajo kushton shumë pak dhe është e thjeshtë në përdorim.
Përbërësit
- 2 lugë vaj ulliri – vaji i ullirit është një burim shumë i mirë i vitaminës E, që ndihmon në hidratimin dhe ushqimin e skalpit dhe rrënjës së flokut. Gjithashtu ndihmon në largimin e heqjes së baktereve që shkaktojnë zbokth dhe kruajtje.
- 1 lugë mjaltë – mjalti është një pastrues natyral. Ndihmon në uljen dhe zhdukjen e irritimit të kokës. Gjithashtu hidraton skalpin duke parandaluar dëmtimet nga dielli dhe zbokthin.
- 2 vezë – vezët janë të pasura me vitamina A , E, B dhe D. Këto vitamina njihen sepse e ndihmojnë flokun për shkëlqim dhe fortësi. Acidet yndyrore që ndodhen në vezë forcojnë rrënjën dhe ndalojnë rënien e flokut, ndërsa proteinat i japin flokut më shumë volum dhe jetë.
Si ta përdorni :
- Përzieni mjaltin dhe vajin e ullirit me kujdes. Pasi të jeni siguruar që i keni përzierë mirë, enën lëreni në mikrovalë për 30 sekonda në nxehtësi mesatare.
- Nxirreni me kujdes përzierjen dhe teksa është akoma e ngrohtë shtoni dy vezët. Përziejini mirë.
- Ndajeni flokun tuaj në 4 seksione për ta pasur më të lehtë. Aplikojeni përzierjen mbi lëkurën e kokës dhe masazhojeni me kujdes me qëllim që të hiqni lëkurën e thatë. Lëreni për 30 minuta dhe gjatë kësaj kohe përpiquni ta përhapni përzierjen edhe në pjesën tjetër të flokut. Lajeni me ujë të vakët derisa të ikë e gjithë përbërja.
Është gjithmonë një ide e mirë të përdorësh produkte natyrale. Ato nuk janë të mbushur me kimikate. Nëse jeni alergjikë ndaj ndonjërit prej këtyre produkteve, përpiquni t’i zëvendësoni me ndonjë produkt me cilësi të ngjashme.
Burimi: Health Digezt / https://shendeti.com.al/


