Banorët e Marinzës apel për ndihmë/ Duam të zhvendoset fshati

Shoqata “Together for Life” në kuadër të projektit Informim-komunikimi për politikat mjedisore, mbështetur nga REC Shqipëri me fonde të Qeverise Suedeze Embassy of Sweden in Tirana si pjesë e programit Senior Albania, po zhvillon një takim me banorët e Marinëz , Fier.
Qëllimi i takimit është informimi i komunitetit për premtimet që Kryetarja e Bashkisë ka bërë lidhur me problematikat mjedisore të komunës dhe evidentimi i problematkave që duhet të vendosen në fokus të pushtetit vendor.

Gjithashtu u bë një prezantim për të drejtën e informimit dhe aksesin e qytetarëve për të marrë informacion.

Një nga problematikat e theksuara të banorëve te fshatit ishin puset e naftës të cilat ndodheshin vetëm disa metra larg nga banesat e tyre.

“Kerkojmë shpernguljen e fshatit sa më parë sepse jemi plot sëmundje nga nafta që thithim çdo ditë. Duam që ky problem të vendoset në fokus të pushtetit vendor dhe të gjendet një zgjidhje”, u shpreh një nga banoret e zonës.

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën