Bashkëshortja në luftë me jetën, mjeku i njohur Tritan Kalo bën dedikimin prekës: Mos na i këput në mes ëndrrat e kësaj jete!

Mjeku Tritan Kalo, përmes një postimi në rrjetet sociale, rrëfen betejën e bashkëshortes me sëmundjen e rëndë.

Në një shkrim emocionues, mjeku i shpreh dashurinë Rozetës, ndërsa e inkurajon të luftojë dhe “të mos i këpusë në mes ëndrrat”.

“30.05.2024…..Prag mbyllje i muajit të pestë të këtij viti të brishtë….Po mbyllet po ashtu java e pestë e qëndrimit për të dytën herë në Royal Jubilee Hospital të Victoria, BC, Canada….

Pabesia e ‘sëmundjes së shekullit, kancerit’ na surprizoi vetëm dhjetë ditë përpara se të niseshim për në Mëmëdhe, nisje që po e prisnim aq shumë të tre së bashku Rozeta, unë dhe e vogla e Familjes Kalo Jr, Genta Juna Kalo….

Të dyja kanë 21 vite pa ardhur në Tokën ku na ka lerë koka si mua po ashtu edhe sime shoqeje, sepse e vogla e familjes ka lindur këtu në Kanada….

MOS u dorzo Rozeta Kalo….Mos na i këput në mes ëndrrat e kësaj jete, të cilën ti e dëshiron dhe i gëzohesh kaq shumë….

‘Dum spiro spero’ (‘Përsa kohë frymojmë shpresojmë’)….

TË DUAM shumë dhe ende shpresojmë që të vijosh të na bëhesh krah, në luftën për JETËN, sepse duhen dy vetë për të vijuar “kërcimin e valsit të lumturisë”, që ajo na ofron…..

Together forever and ever”

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat