Bashkimi Evropian ndalon përdorimin e pesticideve neonikotinoidë

pesticidePesticidet do të ndalohen nga përdorimi në të mbjellat përgjatë sezoneve kritike të shumimit të bletëve duke filluar që nga 1 Dhjetor 2013

 

 

BRUKSEL – Komisioni Evropian deklaroi që Evropa është i pari kontinent që do të ndaloj tre pesticide në grupin e neonikotinoidëve, të cilat ekspertët mjedisorë vërtetojnë se janë duke “vrarë” bletët që polenizojnë të mbjellat në Evropë. Pesëmbëdhjetë shtete e kanë mbështetur këtë nismë me anë të votës së tyre, por ata nuk janë mbështetur nga disa shtete anëtare të BE-së duke mos e plotësuar dot shumicën e votave të kërkuar sipas rregullave të BE-së.

Dy kompanitë kimikate-prodhuese më të fuqishme “Bayer” dhe “Syngenta” për shkak të përfitimeve, kundërshtojnë me bindjen se nuk janë neonikotinoidet ato që kanë shkaktuar rënie të menjëhershme të kolonive të bletëve.

Deklarata

“Unë betohem se do të bëj më të mirën për të siguruar që bletët tona, që janë aq jetësore për ekosistemet tona dhe që na ofrojnë mbi 22 miliard € në bujqësinë Evropiane, të jenë të mbrojtura” tha komisioneri i shëndetit të Bashkimit Evropian-Tonio Borg pas rezultatit të votimit.

Pesticidet do të ndalohen nga përdorimi në të mbjellat përgjatë sezoneve kritike të shumimit të bletëve duke filluar që nga 1 Dhjetor 2013.

Insekticidet imidacloprid, clothianid dhe  thiamethoxam përdoren për të trajtuar farat dhe aplikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në toka ose në bimë që janë të parapëlqyera nga bletët. Bletët përbëjnë 80% të polenizuesëve krahasuar me insektet e tjera, e cila është jetësore për prodhimin e ushqimit. Pa to shumë të mbjella nuk do të realizoheshin ose do të detyroheshim ti mbillnim ato me dorë.

“Vota e sotme tregon tepër qartë mbështetjen e madhe shkencore, politike dhe publike”- u shpreh Marco Contiero, aktivist i grupit mjedisor Greenpeace.

Shtetet si Britania e Madhe dhe Hungaria dështuan në mbështetjen për të bllokuar moratoriumin e propozuar nga Komioteti Evropian. Gjermania që në votimin e parë abstenoi sepse ishte nën presionin e firmave farmaceutike bujqësore dhe fermerëve, kësaj here votoi pro ndalimit të qarkullimit.

Reagimi

Përfaqësuesi i Bayer-Richard Breum dha një deklaratë ku shprehu bindjen që “insekticidet janë jo të dëmshme për bletët nëse aplikohen sipas udhëzimeve” dhe paralajmëroi që ndalimi nga BE-ja mund të jetë një hap mbrapa për teknologjinë, inovacionin dhe qëndrueshmërinë. Përfaqësuesit e Syngenta deklaruan që “ faktet mbështeten në shkencë që lë për të dëshiruar dhe injoron faktin që këto pesticide nuk dëmtojnë shëndetin dhe popullatën e bletëve. “Në vend që të ndalojë këto produkte, Komisioni Europian duhet të tregojë arsyet e vërteta  për rënien e popullatave të bletëve, siç janë sëmundjet, viruset, humbja e habitateve dhe ushqyesëve.

Copa Cogeca, që përfaqëson fermerët dhe kooperativat bujqësore Evropiane, javën që kaloi dekrlaroi që dhe një ndalim për kohë të shkurtër mund të shkaktojë një dëm prej 2.8 miliard € tek fermerët dhe 2.0 miliard € në ekonominë e BE për shkak të rënies së prodhimit të farave dhe rritjes së kostove së prodhimeve duke favorizuar importin.

Komisioni sugjeron që këto insekticide të ndalohen në disa të mbjella kryesore si: misri, luledielli, pambuku etj. Ekspertët propozojnë që tre nga insekticidet që bëjnë pjesë në grupin e neonikotinoidëve të ndalohen rreptësisht siç janë  clothiadinine, imidaclopridi dhe thiamethoxam të cilat prodhohen nga Bayer dhe Syngenta.

Autoriteti i Sigurisë Ushqimore Evropiane deklaron që këto insekticide sjellin rrezik për bletët dhe insektet polenizuese për prodhimin e ushqimit. Pesëmbëdhjetë vendet që votuan pro ishin: Belgjika, Bullgaria, Qipro, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Letonia, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Polonia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia. Tetë vende votuan kundër: Austria, Britania, Republika Çeke, Hungaria, Lituania, Portugalia, Rumania dhe Sllovakia. Katër prej tyre abstenuan: Irlanda, Greqia, Lituania dhe Finlanda.

Përshtati: Dorina Idrizi

 

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën