Beyonce: Si i mbijetova Pre-eklampsis gjatë shtatzënisë

Përgatiti: E.B

Në një artikull të botuar në prestigjiozen “Vogue” këtë javë, këngëtarja e famshme Beyonce thyen heshtjen për të diskutuar disa nga sfidat që ajo përjetoi gjatë shtatzënisë me binjakët vitin e kaluar.

“Isha 118 kilogramë ditën kur linda fëmijët, shëndeti im dhe shëndeti i foshnjave ishin në rrezik, pasi gjatë shtatzënisë u preka nga Pre-eklampsia e cila shfaqet vetëm në shtatzani. Ajo mund të prekë bebin, nënën ose të dy bashkë në më të shumtën e rasteve. Mund të shfaqet në cdo moment pas javës së 20-të të shtatzënisë,prandaj kisha një seksion C të emergjencës “, shprehet këngëtarja.

Pre-eklampsia është një ndërlikim që shkakton presion të lartë të gjakut dhe probleme të tjera. Në raste të rënda, kjo sëmundje mund të çojë në dëmtimin e organeve, probleme me zhvillimin e fetusit dhe një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën.

Sa gra preken?
Pre-eklampsia dhe çrregullimet e lidhura me të ndikojnë në 5 deri në 8 përqind të lindjeve në Shtetet e Bashkuara, vlerëson Fondacioni Pre-eklampsia.

Studimet sugjerojnë se gratë me ngjyrë kanë më shumë gjasa se gratë të bardha të preken.

“Ka rritje të rrezikut për të zhvilluar pre-eklampsi në mesin e grave me ngjyrë, veçanërisht në mesin e grave afrikano-amerikane”, tha Dr. Allison S. Bryant Mantha, zëvendëskryetare e cilësisë, barazisë dhe sigurisë në departamentin e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Massachusetts General Hospital Healthline.

“Ka gjithashtu disa dëshmi se ata mund të kenë më shumë gjasa të marrin forma më të rënda të pre-eklampësisë sesa të tjerat,” shtoi ajo.

Në fakt, Agjencia për Hulumtime dhe Cilësi të Kujdesit Shëndetësor zbuloi se në vitin 2014, shkalla e pre-eklampsisë / ishte 60 për qind më e lartë për gratë e zeza se sa gratë e bardha./healthline.com

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë