Boronica, zgjidhja për zemrën, diabetin e kapsllëkun

Përgatiti: Arlinda Gjypi

Boronicat në natyrë mund t’i gjejmë në forma të ndryshme: të zeza, të kuqe, blu. Secila prej tyre ndikon pozitivisht në shëndetin tonë (sigurisht, nëse nuk boronica femijejemi alergjikë ndaj tyre). Ndoshta mund të keni dëgjuar nga mjekët e veshkave që boronicat janë shumë të mira në rastet e infeksioneve, por ato kanë edhe shumë të mira shëndetësore të tjera. Lexoni më poshtë dhe do të kuptoni se janë shumë gjëra që nuk i dini për boronicën.

Qarkullimi i gjakut: Boronica e zezë është një ndihmë shumë e mirë në qarkullimin e vogël të gjakut, i cili nëse funksionon keq është përgjegjës për venat dhe kapilarët e dukshëm, fryrjet e këmbëve dhe tek femrat provokon shfaqjen e celulitit. Ngrënia e boronicës së zezë ndihmon në qarkullimin e gjakut falë përqindjes së lartë të antocianëve. Këto substanca ndihmojnë mbajtjen në kontroll të presionit të gjakut, duke parandaluar rreziqet e lidhura me hipertensionin apo tensionin e lartë, që është shkaku kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare dhe iktusit.

Zemra: një ushqim që kontribuon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut është patjetër shumë i mirë në parandalimin e problemeve kardiovaskulare. Boronica e zezë në fakt forcon muskujt e zemrës, duke ndikuar mirë si në nivel kardiak, ashtu dhe në atë vaskular, duke kryer një funksion të parandalimit të problemeve të mundshme. Boronicat ndihmojnë edhe në uljen e triglicerideve.

Shikimi: është gjithnjë boronica e zezë që me antocianët e saj bëhet e mirë për shikimin, pasi parandalon shfaqjen e kataraktit, ndërsa vitaminë A ndihmon kundër vështirësive të syrit për të parë në dritë të ulët.

boronica e kuqeDiarrea dhe kapsllëku: Boronicat si të zezat edhe ato të kuqet rezultojnë të kenë përbërës tepër të mirë për trajtimin e problemeve si diarrea dhe kapsllëku dhe tepër efektive, qoftë nëse u merret lëngu, por edhe nëse konsumohen të freskëta.

Cistitet dhe myku: Boronica e kuqe është një antibiotik natyral dhe dezinfektues për rrugët natyrale, pasi konsumimi i saj pengon sulmet e baktereve në muret e fshikëzës duke parandaluar cistitet dhe mykun dhe duke shpejtuar shërimin. Cistitet janë diçka që prekin më shumë botën femërore, por tek meshkujt infeksionet e rrugëve urinare mund të shfaqen për shembull me rritje tëprostatës dhe edhe në këto raste përbërësit e boronicës së kuqe janë tepër të mira. Ajo mund të konsumohet e freskët ose si lëng.

Diabeti: Boronica përmban substanca që ulin gliceminë dhe përbërësit e boronicës janë të mira për të mbajtur nën kontroll forma të lehta të diabetit.

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë