Brazil, fëmijët lindin me defekte në kokë për shkak të virusit Zika

Blertina Koka, gazeta “Shëndet+”

Numri i fëmijëve të lindur me defekte në kokë në Brazil po rritet për shkak të përhapjes së një virusi të quajtur “Zika”. Ky virus kalon nga nëna tek fëmija gjatë periudhës së shtatzënisë.

virusi ZikaFoshnjat e lindura me këtë defekt kanë kokë më të vogël se normalja dhe truri i tyre nuk zhvillohet normalisht. Disa fetuse mund të abortohen dhe shumë të tjerë vdesin gjatë lindjes ose jetojnë shumë pak. Ata që arrijnë t’i mbijetojnë kësaj sëmundjeje, vuajnë nga problemet shëndetësore dhe të zhvillimit.

Sipas autoriteteve braziliane, që nga tetori e deri tani janë shënuar 3893 raste. Ky numër mund të rritet edhe më shumë në ditët në vazhdim. Autoritetet shëndetësore kanë nisur punën për zbulimin sa më parë të vaksinës.

Ndërkohë, për momentin, mënyra më e mirë për të parandaluar transmetimin e virusit është qëndrimi larg ujërave të ndenjura ku rriten instektet.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes po i këshillojnë gratë shtatzëna të shmangin udhëtimet në Brazil dhe në disa shtete të tjera amerikane ku është shfaqur virusi Zika.

 

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre