Përgatiti për gazetën“Shëndet+”: Elena Beta
Shpesh, kur keni probleme me peshën ndoshta jeni duke kërkuar mënyra të ndryshme për të humbur kile. Nëse nuk keni kohë të lirë për t’u ushtruar, ne kemi rrugën e lehtë për t’ju ndihmuar.
Ky është një kombinim i cili nuk do t’ju bëjë të pendoheni. Ky kombinim praktikohet shumë në Britani.
Përfitimet:
Ky lloj i humbjes së peshës është shumë efektiv dhe i lehtë. Gjithashtu, shumë i dobishëm për shëndetin dhe organizmin. Ai vepron si agjent detoksifikimi dhe largon toksinat e dëmshme nga mëlçia apo pjesë të tjera të trupit. Gjithashtu, kjo përzierje vepron si nxitës dhe largon yndyrnat nga trupi.
Përgatitja:
Së pari, zgjidhni midis çajit të gjelbër dhe të zi. Ato janë më efektive në kombinim me qumësht. Pra, përgatisni çaji dhe shtoni qumësht në të në raport të barabartë 50:50.
Konsumimi:
Rekomandohet të konsumoni këtë përzierje të qumështit dhe çajit dy herë në ditë. Konsumojeni 20-30 minuta para ushqimit. Vakti duhet të përbëhet vetëm nga perime dhe fruta.
Burimi: healthyandweightlos/shëndeti.com.al


