Cilado qoftë origjina, zhurmat shpeshherë përbëjnë një motiv autentik ankthi për pacientët që janë viktima të tyre: në fakt, në mjediset e heshtura këto zhurma aurikulare duken më të forta dhe më këmbëngulëse dhe gjithë përqendrimi i atij që vuan shkon në shqetësimin që ka, derisa përfundon që të mos mendojë dot për gjë tjetër.
Zakonisht, për fat, shqetësimi nuk është aq intensiv dhe nuk zgjat aq shumë në kohë sa të turbullojë shumë jetën e pacientëve; megjithatë gjithmonë është pengesë e bezdisshme; më mirë është të eliminohet.
Por është e nevojshme “të njihet” para se të luftohet, duke sqaruar natyrën e tij të vërtetë. Ja disa të dhëna që mund të na orientojnë për këtë:
Zhurma me bazë muskulare
Zhurma të lehta kërcitëse, të shkurtra dhe pa ndonjë rëndësi të veçantë, mundtë vijnë nga tkurrja e muskujve që rrethojnë gypin e Eustakut (kanalin e hollë që lidh faringun me veshin) ose të muskujve që zhvendosin qiellzën e butë ose veshjen qiellzore (membranën tërthore në të cilën varet e dala mishore e fundit të gojës); veshja e qiellzës, kur ngrihet gjatë gëlltitjes e çon ushqimin në ezofag dhe e pengon të hyjë në rrugët e frymëmarrjes.
Po kështu janë të neglizhueshme zhurmat që ndihen gjatë përtypjes pas lëvizjes së muskujve që ngrenë dhe ulin nofullën. Këto zhurma muskulare përmirësohen me marrjen e vitaminës E dhe preparateve që rrisin në përgjithësi elasticitetin dhe tonin e muskujve me majë (glikokoli dhe të ngjashëm me të).
Zhurmat me bazë qarkullimin e gjakut
Ekzistojnë edhe zhurma, më të shpeshta se të mësipërmet, që shkaktohen nga ndryshimet e tensionit të gjakut, kur ky është tepër i ulët, si në rastin e të paushqyerit ose të dobësisë së përgjithshme, ose tepër i lartë; në raste të tjera zhurmat vërehen gjatë ndryshimeve të shpejta të tensionit si në rastin e emocioneve intensive, të sforcimeve ose në kushtet e paqëndryeshmërisë së tensionit të gjakut.
Në këto raste pacienti percepton në nivel veshi rrahjet e pulsit (zhurma e Stantufit): zhurma është ritmike nëse ka origjinë arteriale, dhe është më e ëmbël dhe e vazhdueshme kur ka origjinë venoze. Edhe arterioskleroza cerebrale mund të shkaktojë shqetësime të veshit, si p.sh hipoakucia (ulja e dëgjimit) dhe marrje degjimi vesh kartonmendsh, kur vëllimi i zvogëluar i rrymës së gjakut (arteriet e vogla ngurtësohen dhe bëhen më të ngushta se norma) e bën më pak të efektshëm ngacmimin e strukturave delikate nervore që përbëjnë veshin e brendshëm, të cilat janë përgjegjëse për rregullimin e perceptimit zanor.
Edhe një gjendje anemike mund të shkaktojë zhurma të këtij lloji. Natyrisht në këtë rast kura do të synojë në korrigjimin e sëmundjes së gjakut dhe të qarkullimit të tij që është përgjegjësi për shqetësimin: preparate hipotensivë, ekstrakte të gjendrës surrenale, ekstrakte të mëlçisë, hekur, acid folik, vitaminë B12 etj. mund ta kryejnë shumë mirë këtë punë.
Zhurma me bazë aurikulare (të veshit)
Është e natyrshme që zhurmat (akufenet) ta kenë origjinën e tyre dhe nga shqetësimet e vetë organit të dëgjimit. Ato që shkaktohen nga trupa të jashtëm në kanalin e jashtëm aurikular, si goditjet, dylli ose proceset inflamatore akute të veshit të jashtëm (foruncoli) kanë karakter të përkohshëm dhe korrigjohen me lehtësi. Zhurmat që shkaktohen nga veshi i mesëm(dhoma e timpanit) janë shumë të bezdisshme, nganjëherë pulsuese dhe nganjëherë të vazhdueshme, dhe shoqërohen gjithmonë nga një shkallë hurdhimi. Kur, megjithatë, shkak është një otit akut i qelbëzuar(katarral), kurat moderne me antibiotikë dhe ndoshta thithja kirurgjikale e lëngut inflamator mund të eleminojnë shpejt shqetësimin. Kurat mjekësore dhe kirurgjikale nuk janë aq të efektshme kur kemi të bëjmë me qelbëzime kronike të tubave ose me otite që shkatërrojnë ose dëmtojnë formimet e vogla kockore të veshit; alternimet e vetë kanalit akustik-që përbën strukturën më të specializuar të veshit- mund të shkaktojnë zhurma (kongjestione, gurgullime të likuidit të djersës, hemorragji lokale) për të cilat janë të efektshme kurat me vitaminë A, vaj dregëze, kanforë, pomadë për qafën, uretan dhe oleat etili, esencë niauli.
Zhurma me bazë toksike
Jo rrallë në duhanpirës kronikë helmimi nga duhani shkakton zhurmat në vesh madje edhe një gjendje marramendje të lehtë, që zhduken shpejt pas lënjes së duhanit. Këtu kemi të bëjmë me një veprim helmues të nikotinës mbi terminalet e nervit akustik në rrugë të drejtpërdrejtë , por edhe me një veprim indirekt të tymit që rrit tensionin e gjakut, favorizon lindjen e arteriosklerozës dhe e rëndon nëse ajo është e pranishme, veçanërisht duke dëmtuar enët e vogla të gjakut të veshit të brendshëm. Edhe teprimet e alkoolit dhe kafesë mund të shkaktojnë të njëjtin efekt dhe analogjikisht një kontroll më i madh i përdorimit abuziv të këtyre intosikantëve çon në efekte të favorshme. Nuk duhen harruar dhe medikamente si kinia, acidi acetilsalicilik dhe streptomicina, që mund të dëmtojnë dëgjimin.
Zhurma me bazë nervore
Nevralgjitë e nervit akustik, pasojat e traumave të kafkës, gjendjet e ezaurimentit nervor (përveç ndotjes akustike profesionale në disa raste) mund të jenë përgjegjëse për zhurmat, të cilat shumicën e herëve mund të zbuten nga të gjithë faktorët që ndihmojnë në shëndetin dhe miëqënien fizike dhe mendore të pacientëve, ndërsa rëndohen nga nxitësit e natyrave të ndryshme që veprojnë në drejtim të kundërt. Modalja në mjedise të hapura dhe mosbërja e ushtrimeve, puna e tepërt, pushimi i pamjaftueshëm, lodhja intelektuale, gjendja e konvaleshencës pas sëmundjeve të rënda infektive dhe mbi të gjitha preokupimet, gjendjet e ankthit dhe pakënaqësitë i bëjnë akufenet më intensivë dhe të bezdisshëm. Përkundrazi, një jetë e shëndetshme dhe higjienike, e bazuar në një ekuilibër të drejtë të veprimtarisë dhe dëfrimit, larg helmimeve të çfarëdolloji, me ushqim të mirë dhe pa tensione nervore të tepërta synon të zvogëlojë zhurmat aurikulare, duke ua lehtësuar pacientëve hallet e tyre.