Çfarë problemesh mund të shkaktojnë dhëmbët e prishur?

buzeqeshje dhembeShumë njerëz mendojnë se dhëmbët e prishur janë normalë dhe nuk krijojnë probleme shëndetësore. Ky fakt nuk është i vërtetë. Dhëmbët e prishur mund të shkaktojnë disa probleme si:

− Erë të keqe.

− Ngjyrosje të dhëmbëve.

− Mbindjeshmëri dhe dhembje.

− Vështirësi në ushqyerje.

− Infeksione të dhëmbëve.

Sipas stomatologëve disa shenja të dhëmbëve të prishur janë: shije e keqe në gojë, mishra të dhëmbëve të enjtur ose të skuqur, gjakosja nga mishrat e dhëmbëve, dhëmbë që lëvizin, dhembje gjatë përtypjes, gurëza në sipërfaqen e dhëmbëve. Nëse keni ndonjë nga këto shenja, drejtohuni menjëherë te mjeku stomatolog. Federata Shqiptare e Stomatologëve rekomandon shtim të kujdesit ndaj higjienës së gojës, për të evituar prekjen nga këto sëmundje.

Postime të ngjashme

Studimi: Thithja e ajrit të ndotur, shkaktar i Alzheimer
Kancer, sëmundje zemre dhe efekte neurologjike tek fetusi! 28 karamele rezultojnë me nivele të larta arseniku
Shpresë për pacientët me migrenë, Inteligjenca Artificiale parashikon se cilat ilaçe funksionojnë më mirë
Humb jetën 4-vjeçari në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti
Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona! Akuza për vrasje nga pakujdesia
Studimi zbulon se shumica e efekteve anësore të statinave nuk shkaktohen nga ilaçet
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Studimi: Më shumë se një e treta e rasteve të kancerit janë të parandalueshme