Cilat janë shenjat që flasin për dëmtim të syve nga diabeti

Nga gazeta “Shëndet+”/ www.shendeti.com.al

Asnjëherë nuk duhet t’i nënvlersoni shenjat që lidhen me pamjen, mbasi mund të jenë komplikacion i diabetit. Diagnostifikimi dhe trajtimi në kohë mund të shmangë humbjen e pamjes. Disa simptoma mund të korrigjohen nëpërmjet lenteve standarde (syzeve), të tjera nëpërmjet mjekimit, të tjera okulist sytenëpërmjet kirurgjisë. Problemi më i zakonshëm është retinopatia diabetike, por ka dhe disa gjendje që mund të ndodhin që në momentet e fillimit të diabetit. Manifestime të hershme të dëmtimit të syve janë:

  • Ndryshimet kalimtare të refraksionit nga niveli i lartë i glicemisë dhe osmolariteti.
  • Katarakti diabetik
  • Manifestime të vonshme janë:
  • Retinopatia dibetike me ndërlikimet e saj
  • Shpejtimi i shfaqjes së kataraktit senile
  • Paraliza të nervit okulomotor (që lëviz syrin )

Këto dëmtime të syrit manifestohen me simptoma karakteristike.

Më të zakonshmet janë:

  • Ndryshimet e refraksionit (thyerjes së dritës), që shkaktojnë ndryshim të pamjes ose fokusimit.
  • Njolla ose mjegullim i pamjes
  • Ndjeshmëri ndaj shkëlqimit të dritës
  • Perceptim i gabuar i dritës
  • Verbim

Postime të ngjashme

Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Mjekëve u kërkohet të rimendojnë ilaçet për diabetin: 40% e pacientëve rrezikojnë shëndetin e tyre
Stop përdorimit të alkoolit për diabetikët
Depresioni dhe dhimbjet, rrethi vicioz që ndërpret hovin e jetës
Studimi: Kjo dietë përmirëson depresionin pas vetëm tre javësh