Cilat janë shkaqet e stresit?

Situatat dhe presionet që shkaktojnë stresin janë të njohur si stresorë. Zakonisht i mendojmë stresorët si diçka negative. Mund të shkaktohet edhe nga situata që kërkojnë një përshtatje me situatat nga ne, përfshi edhe ndodhi pozitive, si: martesa, blerja e shtëpisë, shkollimi, promocioni në punë.

StresiiJo gjithmonë stresi shkaktohet nga faktorë të jashtëm. Shpesh stresi mund të gjenerohet nga ne.

Sido që të jetë lloji i stresorit është shumë e rëndësishme perceptimi që e kemi mbi të. P.sh pritja e gjatë në radhë në një trafik të rënduar, mund të përjetohet si stresuese ose e këndshme për atë që shijon muzikën në pritje të lirimit të trafikut.

Disa situata dhe shkaqe që mund të shkaktojnë stres nga jashtë: Ndryshime të mëdha në jetën tonë, puna ose shkolla, një marrëdhënie e vështirë, probleme financiare, të qënit shumë i zënë, familja dhe fëmijët.

Situata dhe shkaqe të brendshme që shkaktojnë stres: merakosja kronike, pesimizmi, mendimet negative, pritshmëritë jo realiste, perfeksionizmi, mungesë fleksibiliteti, zakoni i të pasurit çdo gjë ose asgjë.

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa