Çrregullimet mendore dhe të sjelljes prekin 25% të njerëzve

shendeti mendorFaktorët që ndikojnë në shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor janë të shumtë, duke filluar nga ato gjenetikë, fiziologjikë, socialë, emocionalë dhe ekonomikë

Çrregullimet mendore dhe të sjelljes prekin 25% të të gjithë njerëzve gjatë jetëve të tyre. “Pra, 1 në çdo 4 persona do të preket gjatë jetës së tij nga një çrregullim mendor. Rreth 450 milion njerëz vuajnë aktualisht në botë nga probleme të shëndetit mendor”, thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

Sipas OBSH-së, “shëndeti mendor është një gjendje mirëqenie në të cilën individi realizon aftësitë e tij, mund të përballojë streset normale të jetës, mund të punojë në mënyrë produktive dhe frytdhënëse dhe është në gjendje të kontribuojë në komunitetin e tij”.

Të dhëna

Katër nga dhjetë shkaqet kryesore të paaftësisë në botë janë pikërisht çrregullimet neuropsikiatrike, theksojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik. Çrregullimet e ankthit dhe të humorit përbëjnë çrregullimet më të shpeshta mendore në botë. Sipas OBSH, është vlerësuar se depresioni prek aktualisht 350 milionë njerëz në botë.

Ndërkohë, 1 në çdo 10 njerëz vuajnë nga depresioni madhor. Në vitin 2004, depresioni ishte shkaktari i tretë kryesor i barrës globale të sëmundjeve në botë dhe në vitin 2030 pritet që ai të jetë kontribuesi kryesor i barrës së sëmundjeve.

Faktorët

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor janë të shumtë, duke filluar nga ata gjenetikë, fiziologjikë, socialë, emocionalë dhe ekonomikë. Kushtet e jetesës, problemet familjare, kushtet e punës, mungesa e shoqërisë dhe kohezionit social, stresi, mbingarkesa etj, ndikojnë shëndetin tonë mendor. “Për këtë arsye politikat dhe aktivitetet promovuese në nivel komunitar, lokal dhe nacional janë shumë të rëndësishme në promovimin e shëndetit mendor”, thekson ISHP.

“Në nivel individual secili prej nesh duhet të kujdeset për shëndetin e tij mendor duke zhvilluar një stil të shëndetshëm jetese. Kështu, ushqyerja e shëndetshme, ushtrimi i rregullt fizik, përkujdesja për të mos abuzuar me substancat, mbajtja e kontakteve shoqërore, përfshirja në aktivitete që na zbavisin, shprehja dhe diskutimi i problemeve dhe të kërkuarit ndihmë atëherë kur kemi nevojë janë sjellje që promovojnë shëndetin tonë mendor dhe parandalojnë shfaqjen e problemeve”, theksojnë specialistët e ISHP.

Trajtimi

Pjesa më e madhe e sëmundjeve mendore janë sot mjaft mirë të trajtueshme. Është përllogaritur se nëse ofrohet ndihma profesionale e përshtatshme trajtohen në mënyrë të suksesshme 60% e skizofrenive, 65% e depresioneve madhore dhe 80% e depresioneve bipolare. Nga gjysma deri në dy të tretat e njerëzve me skizofreni arrijnë një përmirësim të konsiderueshëm ose shërim përtej 20 – 25 viteve.

Çrregullimet mendore mund të kurohen

Problemet kryesore në marrjen e shërbimeve efektive janë aktualisht mungesa e profesionistëve të trajnuar për të dhënë ndihmë të specializuar në raport me popullsinë, si edhe ngurrimi i individëve që kanë këto sëmundje për të kërkuar ndihmë profesionale si pasojë e stigmës dhe paragjykimit.

Njerëzit me probleme të shëndetit mendor i përshkruajnë efektet e stigmës dhe diskriminimit si shumë të rënda dhe si më të vështira për t’u përballur krahasuar me vetë problemet e shëndetit mendor. Stigma dhe diskrimini pengojnë përmirësimin e gjendjes së këtyre njerëzve, mund të përkeqësojnë simptomat e problemit të tyre të shëndetit mendor, si dhe i pengojnë këta njerëz që të kërkojnë ndihmën e duhur dhe në kohën e duhur.

Shëndeti mendor, çrregullimi më i shpeshtë

Depresioni është çrregullimi më i shpeshtë mendor që haset, ndërkohë që është vlerësuar se aktualisht prek 350 milionë njerëz në botë. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se 1 në çdo 10 njerëz vuajnë nga depresioni madhor, kjo sipas përllogaritjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në vitin 2004, depresioni ishte shkaktari i tretë kryesor i barrës globale të sëmundjeve në botë dhe në vitin 2030 pritet që ai të jetë kontribuesi kryesor i barrës së sëmundjeve.  Çrregullimet mendore dhe të sjelljes, sipas ISHP, prekin 25% të të gjithë njerëzve gjatë jetëve të tyre. Pra, 1 në çdo 4 persona do të preket gjatë jetës së tij nga një çrregullim mendor. Rreth 450 milion njerëz vuajnë aktualisht në botë nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa 4 nga 10 shkaqet kryesore të paaftësisë janë çrregullimet neuropsikiatrike. Çrregullimet e ankthit dhe të humorit përbëjnë çrregullimet më të shpeshta mendore në botë. Sipas OBSH, shëndeti mendor është një gjendje mirëqenie në të cilën individi realizon aftësitë e tij, mund të përballojë streset normale të jetës, mund të punojë në mënyrë produktive dhe frutdhënëse dhe është në gjendje të kontribuojë në komunitetin e tij.

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa