Kryefaqja Femrat Depresioni, alarm për gratë! Mjekja psikiatre: Nuk i’u drejtohen profesionistëve

Depresioni, alarm për gratë! Mjekja psikiatre: Nuk i’u drejtohen profesionistëve

0
Shpërndaje

Në tre ditët e fundit tre gra, nga një në çdo ditë, kanë tentuar t’i japin fund jetës. Alarmante ka qenë situata edhe vitin e shkuar ku rreth 200 persona humbën jetën duke kryer vetëvrasje, shumica gra.

“Këta persona që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor nuk iu drejtohen profesionistëve për të marrë ndihmën e duhur, sepse kanë frikë se krijojnë varësi nga medikamentet. Sëmundjet madhore që ne kemi në shëndetin mendor mendoj janë psikozat, personi nuk e pranon dot që është i sëmurë.

Në këto rast janë familjarët dhe të afërmit, komuniteti, që duhet t’i ndihmojnë për t’i drejtuar tek profesionistët e shëndetit mendor. Sepse këto mund të bëhen shkak për vetëvrasje, si këto rastet e fundit. Një person që të shkojë në vetëvrasje, është një kohë e gjatë i patrajtuar, sepse nëse sëmundja kapet në fillim, kur njeriu mbyllet në vetvete dhe ka mendime negative, i mungon shpresa e energjia, mendimet janë të tilla që e bezdisin derisa përdorin shprehjen ‘nuk ia vlen të jetohet, më mirë të shkoj e të shpëtoj

Tentativat për t’i dhënë fund jetës është më e shprehur tek gratë, sepse ndoshta gruaja ka peshën më të madhe në familje. Zakonisht gratë janë ato që vuajnë problematikat e fëmijëve të tyre më shumë se sa burrat. Unë do tu lutesha që në familjet që shohin që kanë një person me këto problematika, t’i ndihmojnë që të shkojnë tek profesionistët e shëndetit mendor, sepse trajtimi në kohë do të ndikonte pozitivisht, do t’i shpëtonte jetën”, tha Valentina Asabella-mjeke psikiatre./TCH

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here