Dermatiti atopik kërkon trajtim të veçantë

Nga Zerina Sheme
Mjeke pediatre

Lëkura nuk është thjesht një sipërfaqe e sheshtë, por përbëhet nga gjëndra të qimeve dhe gjëndra djerse, duke i dhënë mikrobiomës së lëkurës afërsisht 25 m2 sipërfaqe në të cilën mund të jetojë.

Mikrobioma e lëkurës ndryshon me kalimin e kohës dhe në varësi të vendit të trupit.

Më shumë se 1000 lloje të ndryshme bakteriesh jetojnë në lëkurë.

Kjo quhet mikrobioma e lëkurës, e cila është pjesë e mikrobiomës totale njerëzore që jeton në lëkurë, në sistemin e frymëmarrjes, në sistemin urinar, në gjenitalet dhe në zorrët.

Kujdesi për lëkurën fillon tek zgjedhja e shampos, sapunit, emulsionit larës, etj.

Çdo person është unik…

Në rastin e Dermatitit atopik është prishur ekuilibri i mikrobiomës së lëkurës. Ajo plasaritet, kruhet, skuqet.

Këshilla:

Përshtatini larësin sipas llojit të lëkurës që ka.

Përdorimi i pudrës, e than lëkurën dhe bllokon poret.

  • Jepini ujë fëmijës, lëngje frutash të freskëta për t’a mbajtur të hidratuar lëkurën.
  • Letrat e lagura asnjëherë nuk e zëvendësojnë ujin e rrjedhshëm.
  • Vishni rroba të lehta të bëra nga materiale të buta.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat