Dëshironi të forconi sistemin tuaj imunitar gjatë festave? Bëjini këto 3 gjëra zakone

Sezoni i festave mund të jetë intensiv. Njerëzit udhëtojnë, presin familjarë dhe miq, marrin pjesë në evente – gjatë gjithë kohës mbajnë përgjegjësi të punës dhe kujdesit.

I gjithë ky aktivitet na kujton që duhet  të kemi sistem imunitar të shëndetshëm. Janë disa zakone që të gjithë duhet të përvetësojnë, të tilla si gjumi i mirë, të ushqehemi mirë dhe të ushtrohemi rregullisht. Anasjelltas, a ka disa zakone që njerëzit duhet të konsiderojnë t’i ndalojnë për shkak të ndikimeve të tyre negative në sistemin imunitar.

Pse është veçanërisht e rëndësishme të mbajmë sistemin tonë imunitar të shëndetshëm?

Dr. Leana Wen: Sistemet tona imune janë mbrojtja natyrale e trupit tonë kundër viruseve, baktereve dhe patogjenëve të tjerë të mundshëm. Sistemet e forta dhe të shëndetshme imune reduktojnë rrezikun e kontraktimit. Sistemi imunitar është gjithashtu i përfshirë në disa sëmundje kronike. Imuniteti ndikohet nga shumë faktorë, disa prej të cilëve janë nën kontrollin tonë. Marrja e vaksinave të rekomanduara, për shembull, ndihmon në ndërtimin e imunitetit ndaj sëmundjeve të caktuara. Përtej vaksinave, ka disa faktorë të stilit të jetesës që hulumtimet tregojnë se gjithashtu rrisin funksionin imunitar të trupit tonë.

CNN: Çfarë zakonesh duhet të adoptojnë njerëzit nëse duan të rrisin funksionin e tyre imunitar?

Wen: Ka tre zakone të rëndësishme që njerëzit duhet t’i marrin parasysh.

Së pari, jini fizikisht aktiv. Përveç reduktimit të mundësisë për të zhvilluar sëmundje kronike si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës, ushtrimet stimulojnë sistemin imunitar. Të qenit fizikisht aktiv mund të ulë mundësinë  e prekjes  gripi ose pneumonia.

Së dyti, reduktoni ushqimet ultra të përpunuara. Këto ushqime  përmbajnë sasi të larta të kimikateve si konservues, emulsifikues, ngjyrues artificialë. Ngrënia e sasive më të mëdha të ushqimit ultra të përpunuar mund të shkurtojë jetëgjatësinë me më shumë se 10%. Këto ushqime kanë qenë gjithashtu të lidhura me inflamacion dhe çrregullime.

Mungesa e aktivitetit fizik dhe konsumi më i lartë i ushqimit ultra të përpunuar janë të lidhura me obezitetin, i cili lidhet me funksionin e dëmtuar të imunitetit. Njerëzit duhet të synojnë të paktën 150 minuta në javë ushtrime të moderuara deri në intensitet të lartë dhe duhet të përpiqen të kenë një dietë që thekson ushqimet e plota si perimet, mishin pa dhjamë, fasulet, drithërat dhe arrat.

Së treti, synoni për gjumë më të mirë. Studimet kanë treguar se privimi i gjumit shkakton ndryshime imune, që rrisin rrezikun e sëmundjeve të ndryshme. Dhe njerëzit që flenë në mënyrë rutinore më pak se shtatë orë në natë, kanë gjasa më të larta për të zhvilluar presion të lartë të gjakut, diabet dhe obezitet.

Ka disa metoda që mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjumit. Mundohuni të bëni të paktën tetë orë gjumë dhe synoni të shkoni në shtrat dhe të ngriheni në të njëjtën kohë çdo ditë. Elementë të tjerë të higjienës së mirë të gjumit përfshijnë mospërdorimin e ekraneve para gjumit dhe optimizimin e mjedisit tuaj të gjumit me një vend të freskët, të qetë dhe të errët./ Marrë me shkurtime nga CNN

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat