Dëshmi/ “Në laboratore të ndryshme, merrja përgjigje të ndryshme analizash, nuk dija cilin bakter të mjekoja?!”

“Gabimet ndodhin” është një frazë e zakonshme, por disa gabime janë shumë më serioze se të tjerat. Ky është sigurisht rasti kur ne e kthejmë vëmendjen te kujdesi shëndetësor, dhe në veçanti te laboratoret mjekësore, ku edhe gabimi më i vogël mund të ndikojë drejtpërdrejt në mirëqenien e një pacienti.

Laboratorët mjekësorë, sidomos në Tiranë janë përhapur si ”kërpudha”, por askush nuk merret me cilësinë e analizave, ku një gabim i vetëm në këtë zinxhir mund të rezultojë në diagnozë të gabuar, trajtim të gabuar dhe akoma më keq, dëmtim të pacientit.

 “Unë jam  përpjekur të zbuloj një problem timin shëndetësor në lidhje me një bakter, ku në njërin nga laboratorët që unë shkoja më nxirrte të njëjtën gjë, sepse çfarë kishte të shënuar në kompjuter sa shikonte emrin tim thjesht i printonte dhe kur shkoja në një vend tjetër më dilte një bakter tjetër dhe unë nuk dija se cilin nga ato duhej të mjekoja. Nuk e di a po merret dikush me cilësinë e këtyre analizave për të vijuar më tej me diagnozën. Ato kitet përdoren dhe stërpërdoren dhe analizat nuk janë më të qarta.  Është një problem që duhet t’i japim përparësi, meqë ishim te cilësia e shëndetësisë”, u shpreh Majlinda Hoxha (Network Albania) gjatë tryezës së diskutimeve organizuar nga  Shoqata Together for Life, ku u prezantua raporti me temën “Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor – A mbulon skema nevojat reale të kujdesit shëndetësor”, mbështetur nga National Endowment for Democracy./transparency.al

 

 

Postime të ngjashme

Shpresë për pacientët me migrenë, Inteligjenca Artificiale parashikon se cilat ilaçe funksionojnë më mirë
Humb jetën 4-vjeçari në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti
Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona! Akuza për vrasje nga pakujdesia
Studimi zbulon se shumica e efekteve anësore të statinave nuk shkaktohen nga ilaçet
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Studimi: Më shumë se një e treta e rasteve të kancerit janë të parandalueshme
Çmimet e reja të barnave, reagon Ministria e Shëndetësisë
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet