Dhuna mes adoleshentëve/ Psikologët: Nuk duhen fajësuar, kanë nevojë për ndihmë emocionale

Një garë sportive mes gjimnazistëve në Tiranë përfundoi në  përplasje fizike.

Fitorja e shkollës së mesme ‘Ismail Qemali’ në ndeshjen e volejbollit përballë gjimnazit ‘Andon Zako Cajupi’ nuk u prit mirë nga nxënësit që nuk ngritën kupën triumfuese , të cilët pasi mbaruan aktivitetin e dolën jashtë pallatit të sportit ‘Asllan Rusi’ u zunë me njëri-tjetrin në shenjë rivaliteti e xhelozie.

Ky sherr  i dhunshëm edhe me mjete të forta nuk është rast i vetëm.

“Para dy muajsh u zunë gocat u kapën për flokësh. Zihen për një fjalë goje.”

Dhuna mes adoleshentëve është kthyer në një fenomen shqetësues e të përsëritur, si në ambjentet brenda shkollës apo në komunitet,  tregojnë psikologët, kjo ndikuar nga shembujt që përcjellin të rriturit, indiferenca ndaj çrregullimeve të sjelljes apo qëndrimi i të rinjve me orë të gjata në internet.

 “ Jo vetëm që shohin në ekrane video agresive , të dhunshme por ka shkaqe edhe sepse në këtë moshë adoleshentët janë në një luftë me veten të kalimit nga fëmijë në të rritur si dhe modelet qe ata marrin”, tha psikologia Lorela Garuli.

Shfaqja e agresivitetit te të rinjtë duhet të jetë shenjë për prindërit dhe mësuesit që të komunikojnë me fëmijët e tyre, këshillojnë specialistët.

“Adoleshentët nuk duhen fajësuar, por ata kanë nevojë për ndihmë emocionale.  është e nevojshme që jo vetëm  t’i kushtohet rëndësi që adoleshenti të ketë nota të mira, por më shumë të ketë edukim të mirë”, tha psikologia./Top Channel

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit