Diabetikët, ç’duhet të kenë kujdes për Vitin e Ri

Produktet shtazore, si: mish viçi, gjel deti, mish gici etj të cilat duhet të jenë gatuar në mënyrë të lehtë si në skarë, në furrë ose të ziera. Të gatuara thjesht pa shumë përbërës tjetër që do të shtojnë sasinë kalorike, por edhe të yndyrës shtazore, si pana, djathra etj. Gjithashtu, rekomandohet të përdoret vetëm vaj ulliri për gatim.

Pjata shoqëruese, si: patate, oriz, makarona, byrek, bukë etj. Është mirë të zëvendësojnë orizin e zakonshëm me atë integral, bukën e bardhë me atë që ka më shumë krunde (integrale), makaronat me ato me ngjyrë më të errët që janë bërë me miell me krunde (integrale), si dhe çdo produkt me miell të zëvendësohet me miell integrale. Kujdes! Kjo nuk do të thotë se duhet ta teprojmë në sasi!

Sasia! Është e domosdoshme të merren disa masa për të mos e tepruar gjatë ditëve festive! Është shumë e rëndësishme që një person me diabet të konsumojë tre vaktet kryesore dhe dy mesvaktet, ashtu si këshillohet gjithmonë! Mendimi që të evitojë një vakt, pasi do e teprojë në një vakt më vonë, është shumë gabim. Është shumë e rëndësishme gjithashtu të konsumojë mjaft ujë gjatë ditës si të kemi më shumë lëvizje për të normalizuar nivelin e glicemisë.

Ëmbëlsira! Për të konsumuar ëmbëlsirë, është shumë e rëndësishme të kemi kujdes në sasinë e karbohidrateve që do të marrim në një vakt! Për shembull, konsumojmë më pak bukë, patate, oriz, makarona ose brumra të tjera për të konsumuar një ëmbëlsirë në fund. Bakllavaja, që është edhe ëmbëlsira jonë tradicionale për Vitin e Ri, në fakt, është shumë e pasur me karbohidrate ndaj duhet të bëjmë kujdes të mos e teprojmë në sasinë! Gjithashtu, është më mirë që ëmbëlsirën një person me diabet ta konsumojë gjatë ditës, dhe jo në darkë!

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat