Dieta më e thjeshtë që mund ta mbajnë të gjithë: humbisni disa kilogram në 2 javë

banane ne mengjesKjo dietë zbulon historinë e vërtetë të Hitoshi Watanabe, japonezi që humbi rreth 8 kg në disa muaj duke përdorur këtë dietë. Pse kjo dietë u bë kaq popullore? Hitoshi pretendon se duke zëvëndësuar mëngjesin e zakonshëm me një banane dhe një gotë ujë do të humbisni kilogramët e tepërt. Ai thotë se kombinimi i një bananje me ujë në temperaturë dhome do të përshpejtojë metabolizmin dhe mund të ndikojë në reduktimin e yndyrës në trup. Sipas tij, bananet jeshile përmbajnë niseshte rezistente, e cila ju bën të ndiheni më të ngopur. Si rezultat i kësaj, proçesi i djegies së yndyrës do të jetë më intensiv, rreth 30% më i shpejtë se me metodat tradicionale. Edhe uji i temperaturës së dhomës përmirëson tretjen dhe zvogëlon ndjenjën e urisë.

Dieta është shumë e thjeshtë dhe e shëndetshme njëkohësisht. Ju mund të hani një banane të madhe në mëngjes ose 2 të vogla, por duhet të jenë të freskëta dhe jo shumë të pjekura, do të rekomandoheshin bananet jeshile dhe uji duhet të jetë i temperaturës së dhomës, jo ujë frigoriferi.

Dreka dhe darka: ju mund të konsumoni të gjitha ushqimet e zakonshme, sigurisht që në mënyrë të moderuar.

Kujdes! Kjo dietë mund të ketë një disavantazh ndaj njerëzve që nuk reagojnë mirë ndaj karbohidrateve, sidomos ndaj atyre me hipoglycemi, prandaj këta persona duhet ta shmangin këtë metodë dobësimi.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe