Dieta mesdhetare ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Konsumimi i ushqimeve të pasura me yndyrë mund të ulë rrezikun për t’u prekur nga kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës, sa kohë që është pjesë e dietës mesdhetare, thonë ekspertët. Një studim 50-vjeçar ka arritur në përfundimin se konsumimi i sasive jo strikte të yndyrës është më e shëndetshme se çdo lloj tjetër yndyre, kur është në mënyrën e duhur.dieta mesdhetare

Shkencëtarët thonë se kriza globale e obezitetit, që për dekada janë fajësuar njerëzit se konsumojnë shumë yndyra, është shkaktuar në fakt për shkak të dietave të pasura me sheqerna dhe ushqime të rafinuara, si buka e bardhë dhe pastat.

Ekipi i studiuesve zbuloi se konsumimi i dietës mesdhetare, e pasur me ushqime të ndryshme, si vaj ulliri, shumë fruta, perime, bishtajore, drithëra, peshk etj, mund të ul rrezikun për t’u prekur nga disa sëmundje të caktuara, krahasuar me dietat tradicionale të vendeve perëndimore, të cilat janë të pasura me sheqerna dhe drithëra të rafinuara.

“Nga studimi zbuluam se dietat e shëndetshme mund të përfshijnë shumë yndyra, sidomos nëse janë yndyra të shëndetshme”, thotë drejtuesja e studimit,  dr. Hanna Bloomfield, nga Departamenti Amerikan i Çështjeve të Veteranëve.

Sipas saj, mania e fundit pas dietave me pak yndyra dhe kalori nuk është mënyra më e shëndetshme për t’u ushqyer.

Studime të ndryshme kanë treguar se në realitet jo të gjitha llojet e yndyrave janë të dëmshme, disa yndyra mund të ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës dhe për të rënë në peshë.

Këto yndyra “mbrojtëse” përfshihen në dietat tradicionale mesdhetare, si yndyrat e pangopura që gjenden tek vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe acidet yndyrore omega 3, tek peshqit dhe frutat e thata.

Sa për krahasim, shumë dieta perëndimore janë të pasura me yndyra të ngopura si  gjalpë dhe mish, dhe yndyra të pangopura tek vaji i perimeve.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm