Disa arsye për të rritur konsumin e ushqimeve të pagatuara (ushqim i gjallë)

Në sezonin e verës, frutat, perimet dhe ushqimet e tjera organike konsumohen më shumë nga të gjithë njerëzit. Ato ju mbajnë të shëndetshëm dhe plot energji përgjatë gjithë ditës pasi përmbajnë proteina të shumta.

sallateKa shumë arsye pse duhet rritur sa më shumë konsumimi i ushqimeve të cilat nuk kanë nevojë të piqen apo të skuqen për të pasur shije të pëlqyeshme. Disa nga ushqimet që mund të konsumohen të “gjalla” janë frutat, perimet, zarzavatet. Ja disa arsye që mund të merrni për bazë:

Reduktojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri

Kanë përmbajtje mjaft të lartë vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh, si dhe janë më të ulta në toksina në krahasim me ushqimin e gatuar.

Përmbajnë enzima

Janë burim i shkëlqyer enzimash, nxisin tretjen dhe parandalojnë konstipacionin. Enzimat përshpejtojnë tretjen dhe ju ndihmojnë të bini në peshë.

Përmbajnë pak yndyrë dhe kalori

Frutat dhe perimet janë të ulta në yndyrë, sheqer dhe kalori. Nëse keni uri, thjesht përtypni pak nga fruti juaj i preferuar ose hani pak sallatë. Kur është fjala për arra sigurohuni t’i konsumoni me masën e duhur.

fr 567Janë të shijshme

Arra, banane, kivi, portokall, ananas, avokado dhe shumë perime të tjera janë tepër të shijshme edhe pa qenë nevoja t’u shtoni kripë apo sheqer për të përmirësuar shijen.

Nuk kushtojnë shumë

Zakonisht gjatë sezonit të dimrit janë të shtrenjta, por në verë mund t’i blini shumë lirë. Sigurisht, frutat dhe zarzavatet kushtojnë shumë më pak se mishi.

Nuk do të mërziteni kurrë me këto ushqime pasi mund t’i kombinoni në mënyra nga më të ndryshmet. Në sallata, lëngje dhe forma të tjera./Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe