Kryefaqja Box 3 Disa fakte interesante mbi hipnozën

Disa fakte interesante mbi hipnozën

0
Shpërndaje

Emri Hipnozë vjen nga greqishtja e vjetër ‘Hypnos’, që do të thotë gjumë.

hipnozaHipnoza e ka zanafillën para mijëra vjetësh. Ajo është përdorur që në kohët e hershme nga njerezit. Hipnozën e kanë përdorur mjekët e vjetër, njerezit e fesë në Babiloni, Egjiptin e vjetër, grupe të ndryshme mistike për të realizuar “gjërat e mbinatyrshme”. Për shembull Jogët në Indi, me anë të autosugjestionimit arrijnë të ulin numrin e frymëmarrjeve, të rrahjeve të zemrës, të ngurtësojnë trupin dhe qëndrojnë si të vdekur. Ata arrijnë të bllokojnë ndjesinë e dhembjes dhe shpohen, ecin mbi zjarr, hanë xhama pa ndjerë dhembje.

Hipnoza është një gjendje e veçantë në të cilën vëmendja dhe shkalla e përqëndrimit si dhe e sugjestionimit është shumë e lartë. Personi i hipnotizuar duket sikur fle, ndërkohë që ai është plotësisht i ndërgjegjshëm dhe truri punon normalisht. Gjatë seancës së hipnozës pacienti kupton, dëgjon dhe analizon çka i thotë mjeku, pacienti punon nga fjalët e mjekut vetëm ato që janë në përputhje me mendimet, bindjet dhe formimin e tij moral. Personi i hipnotizuar është më i sugjestionueshëm dhe përjeton një gjendje ndryshe nga normalja.

Përdorimi i hipnozës në mjekësi nisi me mjekun austriak  Franc Antuan Mesmer, në shek. XVI. Mesmer fitoi një famë të madhe duke i mjekuar njerëzit me një metodë te pa njohur më parë. Pacientët futeshin në një sallon  të madh, më pas hynte Mesmeri i veshur në një mënyrë të veçantë, i cili i fuste njerëzit në gjendje hipnotike, mjaftonin disa seance të tilla dhe ata përmirësoheshin.

Në shumë vende të botës lejohet përdorimi i hipnozës vetëm për mjekët, dentistët dhe psikologët. Ndalohet përdorimi i hipnozës nëpër spektakle nga iluzionistët.

Në Shqipëri hipnoza ka një historik jo shumë të hershëm. Opinioni publik në përgjithësi ka njohuri të pakta, dhe shpesh të gabuara në lidhje me hipnozën./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here