Humbja e kujtesës ose thjesht Alcajmer, është sëmundje e pakurueshme. Kështu u përshkrua për herë të parë nga psikiatri dhe neuropatologu gjerman Alois Alçajmer në vitin 1906.
Zakonisht diagnostikohet te personat mbi moshën 65 vjeç, ndonëse shenjat e para të saj mund të shfaqen shumë përpara. Më 2006, kishte 26,6 milionë persona të prekur në tërë botën. Parashikohet që në 2050-n 1 në 85 veta të jenë të prekur nga kjo sëmundje.
Ndonëse secili rast i Alcajmer është unik për secilin individ, ka shumë simptoma të përbashkëta. Simptomat më të hershme të vëzhguara shpesh ngatërrohen si probleme të lidhura me moshën, ose shenja të stresit. Në periudhat e hershme, simptoma më e njohur është paaftësia për të mbajtur mend kujtime të reja, si p.sh vështirësia për të mbajtur mend fakte të vëzhguara në kohët e fundit. Kur shkoni tek mjeku, dhe sëmundja dyshohet, diagnoza shpesh konfirmohet me teste konjitive dhe vlerësime të sjelljes dhe pastaj kryhet një skanim i trurit.
Kur sëmundja përparon, simptomat përfshijnë ngatërresën, acarim dhe agresion, ndryshim humori, përçartje fjalësh, humbje të kujtesës afatgjatë dhe humbje të aftësisë së shqisave.
Më pak se 3 përqind e individëve jetojnë më shumë se 14 vjet pas diagnozës./ Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


