Konsumimi i ujit është një nga përparësitë e Teilor Suiftit (Taylor Swift). Këngëtarja me një trup për t’u pasur zili tregon se nuk janë të shumta rregullat që ajo ndjek, nuk janë shumë strikte, por të thjesht e megjithatë efikase për shëndetin e saj.
“Unë pi rreth 10 shishe ujë në ditë (rreth 5 litër). Gjatë javës përpiqem të ha shëndetshëm, konsumoj sallatra të ndryshme, kos dhe sanduiç, dhe nuk i preferoj pijet me përmbajtje sheqeri. Megjithatë, nuk besoj se do të duhen shumë rregulla, pasi çdo njeri e di çfarë është e mirë për shëndetin e tij, – thotë Suift. – Gjatë fundjavës i lejoj vetes të dal pak nga dieta ime e zakonshme, pasi më pëlqen të ha hamburger apo patate të skuqura. Më pëlqejnë gjithashtu akullorja dhe biskotat”.
Ushqimi i mirë, dietat e shëndetshme, si dhe ushtrimet gjimnastikore luajnë rol të rëndësishëm në punën e saj. Këshillat e këngëtares për të rinjtë janë: Ushqehuni shëndetshëm dhe konsumoni sasi të mëdha uji./ Përgatiti: Elena Beta


