Disa këshilla nga psikiatrja për një gjumë të mirë

Për gazetën “Shëndet+”, psikiatrja Elida Cangonji

Një higjienë e mirë jetese dhe këshilla të thjeshta favorizojnë një gjumë të mirë ose ndihmojnë për ta rigjetur atë:

  • fle gjume vajzatë mos merren pije stimulante pas orës 16 (kafe, çaj, soda me bazë kafeinën)
  • të evitohet alkooli në darkë: ai e çorganizon gjumin dhe shkakton zgjime të natës
  • të hahet lehtë në darkë, për shembull, sheqerna të lehta dhe pak yndyrna
  • dhoma e gjumit të ketë një temperaturë midis 15-20°
  • shtrati të mos jetë shumë i butë, i adoptuar për përmasat dhe peshën e personit apo të çiftit
  • praktikimi i një aktiviteti sportiv përgjatë ditës lehtëson gjumin. Kujdes, është e rekomandueshme të shmanget praktikimi i sporteve pas orës 20, pasi kjo mund të vështirësojë gjumin.
  • përgatitja për gjumë të bëhet me aktivitete të qeta, si leximi opo dëgjimi i muzikës apo rituale të vogla që secili mund t’i ketë.
  • të shkohet për të fjetur çdo natë pak a shumë në të njëjtën orë
  • të mos luftohet kundër shenjave të gjumit, si: hapje goje, rëndimi i qepallave, pasi organizmi na i dërgon kur është koha për të fjetur.
  • ka persona që e rimarrin gjumin përgjatë ditës. Nëse kjo është e mundur dhe nëse nuk i kalon më shumë se 20 minuta në formën e një dremitjeje të pasdites, arrin të kompensojë pagjumësinë e natës . Kujdes! Gjumi i pasdites mund të bëhet shkak i pagjumësisë së natës!
  • përdorimi i çajrave me bimë të gjelbërta që kanë efekte qetësuese (kamomili, valeriana psh) mund të luftojnë pagjumësitë kalimtare.

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa