Disa mënyra për të parandaluar panikun

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Të gjithë ata që kanë përjetuar një panik, e dinë se nuk është aspak imagjinare ajo që ndjejnë. Simptomat fiziologjike janë aq të vërteta saqë nuk e besoni dot se pjesërisht fajin e ka mendja. Shumë njerëz i drejtohen menjëherë urgjencës, me mendimin se po pësojnë një atak në zemër. Ja cilat janë disa nga teknikat për të parandaluar panikun.

stres panikMerrni frymë thellë

Është një teknikë e cila ndihmon në qetësimin e të gjithë sistemit nervor. Merrni frymë thellë duke numëruar deri në gjashtë, më pas nxirrni frymën po duke numëruar deri në gjashtë.

Freskoni fytyrën me ujë

E keni vënë re ndonjëherë se kur freskoni fytyrën me ujë, ndryshon mënyra si i shikoni gjërat, mbase edhe vetëm për një minutë? Studimet tregojnë se uji i ftohtë në fytyrë prodhon ndryshime fiziologjike duke stimuluar sistemin parasimpatik. Zgjon menjëherë nervin vagus, duke ngadalësuar rrahjet e zemrës dhe aktivizuar sistemin e tretjes dhe atë imunitar.

Bëni një dush me kripërat Epsom

Një dush me kripërat Epsom ndihmon në heqjen e stresit. Kripërat Epsom janë një përbërje minerale me magnez, sulfur dhe oksigjen. Magnezi përthithet lehtë nga lëkura, duke shkaktuar kështu një ndjenjë qetësie dhe çlodhjeje.

Bëni masazh kokës

Sipas një studimi të botuar në “International Journal of Neuroscience”, masazhet ulin nivelin e kolesterolit me 31 për qind, rrisin seretoninë me 28 për qind dhe dopaminë me 31 për qind. Masazhi i kokës është i dobishëm, sepse çon qarkullimin e gjakut në tru dhe ul tensionin në muskujt e pjesës së pasme të kokës.

Lutuni

Nëse luteni, duke thënë edhe vetëm fjalën “paqe”, atëherë sistemi nervor parasimpatik stimulohet dhe ju qetëson. Është një ndër aktivitetet më të mira që duhet të bëni nëse ju kap paniku./shendeti.com.al

Burimi: Everyday Health

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa