Disa mënyra të thjeshta për të parandaluar sëmundjet e veshkave

Kur veshkat nuk filtrojnë si duhet, mbeturinat mund të mbesin të kurthuara brenda trupit tonë dhe të grumbullohen deri në nivele të rrezikshme.

veshkatNëse vuani vetë ose keni një të afërm që ka sëmundje të veshkave,  lexoni këto  këshilla mjekësore dhe vendosini në zbatim.

Hani shëndetshëm: plotësoni dietën tuaj me fruta dhe perime. Një dietë perfekte për mirëfunksionimin e veshkave përbëhet nga proteina ​​të ulëta,  sasi e reduktuar kripe. Zgjidhni makarona organike, oriz, fruta, perime dhe më pak mish.

Fruta të pasura me proteina: avocado, fiq, portokall.

Perime të pasura me proteina: fasule, patate, bizele, zarzavate, rrepë, kungull, brokoli.

Hani më pak kripë: lini jashtë ushqimet që janë të larta në natrium. Ato rritin presionin e gjakut duke dëmtuar veshkat. Lexoni etiketat e ushqimeve dhe do të habiteni për sasinë e natriumit që ndodhet në disa ushqime si supat e konservuara dhe salcat.

Mbani sheqerin nën kontroll: veshkat luajnë një rol të madh në thithjen e sheqerit. Sasitë e tepërta të sheqerit në dietën tonë kanë tendencë për të dëmtuar veshkat. Shmangni këtë duke kontrolluar rregullisht nivelin e sheqerit në gjak dhe duke qëndruar larg nga ëmbëlsirat përpunuara dhe pijet me sheqer.

Ushtrohuni: ushtrimet ju ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, humbje peshe, dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe të veshkave.

Mbani trupin të hidratuar: uji largon toksinat nga trupi, duke ndihmuar veshkat në eliminimin e tyre.

Ndaloni duhanin: pirja e duhanit dëmton pothuajse të gjithë sistemin e trupit, duke përfshirë edhe veshkat. Në qoftë se ndaloni pirjen e duhanit, pa dyshim do të vini re një përmirësim të përgjithshëm të  shëndetit, si dhe zvogëlim të rrezikut e sëmundjeve të veshkave.

Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta

Burimi: Healthy Food House         

Postime të ngjashme

Pulsimi i veshëve – Përse ndodh dhe si ta largoni
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Virozat “mbërthejnë” Shkodrën, në një javë mbi 500 pacientë me shenja gripi
Virusi Sinsicial po prek mushkëritë e bebeve! Numër i lartë i shtrimeve në spital, çfarë këshillojnë mjekët
Fluks i shtuar në Pediatrinë e Tiranës, Ministria e Shëndetësisë: 4 qendra shëndetësore do të jenë në shërbim 24 orë
vaksinimi
Nga virozat e stinës tek komplikacionet serioze, arsyet përse duhet bërë vaksina kundër gripit
Gjuha e verdhë
viroz apo helmim
Helmim apo virozë – Si të dalloni shqetësimet e stomakut