Do të dish sa do jetosh? Pyet miqtë

Do të dish nëse do të jetosh gjatë dhe shëndetshëm? Pyet miqtë. Janë ata që në fakt japin një mendim më të saktë lidhur me zakonet që mund të çojnë në vdekje të parakohshme ose lidhur me një jetë të gjatë, duke qenë se na njohin mirë dhe e dinë se si sillemi.

Duke pire kafe me miqteKjo është ajo çka rezulton nga kërkimet e kryera nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit, në SHBA. Kërkimi i publikuar në revistën “Psychological Science” tregon se në fakt disa të dhëna të personalitetit tonë që kur jemi në moshën 20-vjeçare, janë tregues lidhur me sa kohë do të jetojmë dhe miqtë e ngushtë zakonisht janë të zotë për ta vlerësuar këtë.

Kërkuesit analizuan të dhënat e një studimi të mëparshëm mbi personalitetin dhe plakjen, studim që kishte zgjatur rreth 75 vjet, nga 1938 deri në vitin 2013 dhe në të cilin ishin mbledhur të dhëna mbi personalitetin e 600 pjesëmarrësve, si të dhëna prej vetë personave, ashtu edhe të marra prej miqve të ngushtë. Duke përdorur këto informacione, si dhe certifikatat e vdekjes, u arrit të dokumentohej se të dhënat e personaliteteve të përcaktuara nga miqtë e tij ishin predikues të fortë lidhur me rrezikun e lartë ose të ulët të vdekshmërisë krahasuar me mendimin që jepte vetë individi.

Për shembull: burrat e përshkruar nga miqtë si më të ndërgjegjshëm dhe të hapur rezultonin të jetonin më gjatë, ashtu si dhe gratë e vlerësuara si të qëndrueshme emocionalisht dhe të dashura.

“Miqtë mund të shikojnë gjëra që ne nuk arrijmë t’i shohim vetë, – shpjegon doktori Joshua Jackson, i cili kreu studimin. – Në vetëvlerësime mund të bëjmë keqinterpretime, sepse s’ka një këndvështrim ndryshe”./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa